Joseph Aoun betohet si president i ri i Libanit
Joseph Aoun, një gjeneral i ushtrisë, është betuar si presidenti i ri i Libanit. Ai ka bërë betimin para deputetëve, duke theksuar “krizën akute” përmes së cilës po kalon vendi.
Ndër të tjera, Aoun ka premtuar miratimin e ligjeve për pavarësinë e gjyqësorit dhe një doktrinë të re për mbrojtjen që sipas tij “do ta mbrojë vendin nga agresioni izraelit”.
Aktualisht Libani ndodhet në një gjendje kaosi politik, pas asgjësimit faktit të lëvizjes Hezbollah dhe rënies së regjimit të Assad, që ishte kundërpesha shiite e tij. Dy javë më parë, SHBA, deklaroi se Izraeli duhet të lërë jugun e Libanit, ku forca të tij janë dislokuar pas nisjes së luftës në Gaza.
Add new comment