joseph aoun
Joseph Aoun betohet si president i ri i Libanit
Joseph Aoun, një gjeneral i ushtrisë, është betuar si presidenti i ri i Libanit. Ai ka bërë betimin para deputetëve, duke theksuar “krizën akute” përmes së cilës po kalon vendi.
Ndër të tjera, Aoun ka premtuar miratimin e ligjeve për pavarësinë e gjyqësorit dhe një doktrinë të re për mbrojtjen që sipas tij “do ta mbrojë vendin nga agresioni izraelit”.