Sanksione për shefin e Kabinetit të Orban: Skema për kontrollin e ekonomisë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vënë nën sanksione shefin e Kabinetit të Kryeministrit hungarez, Antal Rogan. Në njoftimin përkatës, Zëdhënësi Mathew Miller cilësoi se Rogan ka orkestruar skema të kontrollit të ekonomisë dhe sektorëve kyç. Po kështu, Miller ka vlerësuar klimën e pandëshkueshmërisë në Hungari ku dominojnë oligarkë dhe aktorë të tjerë negativë.
Vendimi zbaton dispozitat e një urdhëri ekzekutiv të firmosur nga Trump kur ishte në detyrë në vitin 2017. Pala hungareze e ka cilësuar hakmarrje aktin, ndërkohë që duhet thënë se ka një interpretim që e sheh atë si pjesë të lojës politike Biden-Trump, nisur nga relatat e këtij të fundit me Orban.
Add new comment