Perëndimi ta ndalë Izraelin në Siri përpara se të jetë shumë vonë

Postuar në 20 Dhjetor, 2024 15:50

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje që Perëndimi të frenojë Izraelin në veprimet e veta në Siri, përpara se të jetë shumë vonë, siç tha ai.

Vendet perëndimore, veçanërisht SHBA, kanë një përgjegjësi të madhe për të ndalur Izraelin. Ata duhet të shpallin me zë të lartë se pushtimi i territorit sirian nga Izraeli, është i papranueshëm. Agresioni i Izraelit, që përbën kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, duhet të ndalet përpara se të jetë shumë vonë. Përndryshe, nesër, bumerangu Izrael do të drejtohet kundër atyre që e mbështesin këtë vend në të gjitha situatat

është shprehur ai para gazetarëve në Kajro të Egjiptit.

Erdogan ka kërkuar mobilizimin e të gjitha mekanizmave ndërkombëtarë për të mos lejuar Izraelin të shfrytëzojë situatën në Siri. Aq më tepër që Rezoluta nr. 242 e vitit 1967, e dënon pushtimin prej Izraelit të Lartësive Golan si të papranueshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.