Goditet rrjeti më i madh në botë i piraterisë televizive me 22 milionë përdorues të regjistruar
Agjencitë ligjzbatuese europiane kanë likujduar rrjetin më të madh në botë të piraterisë televizive me 22 milionë përdorues. Operacioni u drejtua nga Shërbimi italian i Sigurisë Kibernetike dhe Postare dhe ai ka goditur një shërbim që përdorte IPTV-të – Internet Protocol Television.
Sistemi illegal operonte disa faqe online transmetimi që ofronin përmbajtje sipas kërkesës që vidhej nga rrjet kombëtare dhe ndërkombëtare si Sky, Mediaset, Amazon Prime, Netflix, Paramaount dhe Disney.
Shërbimet reklamoheshin në rrjete sociale dhe regjistrimi tarifohej me 10 euro në muaj. Autoritetet kanë arrestuar 11 persona në mes të 102 të dyshuarve.
Add new comment