Pse nuk arrestohet një fajtor i vetëdeklaruar si Radoiçiç?
Goran Vesiç është në pranga. Ish-ministri i Ndërtimit është bërë kurban nga Aleksander Vuçiç që përballet me protesta të vazhdueshme për ngjarjen e Novi Sadit. Ngjarja të kujton sulmet me armë në Serbi në shkolla vitin e shkuar, që ilustron një klimë psikologjike që prodhon faturë politike.
Por Aleksander Vuçiç nuk arreston Milan Radoiçiç, personi përgjegjës i vetëshpallur për ngjarjet e Banjskës në Kosovë. Ngjarje për të cilat është kërkuar hetim ndërkombëtar. Arsyet nuk janë të vështira për t’u kuptuar; Vuçiç ka nevojë për njerëz si Radoiçiç jashtë burgut, pasi me të brenda ai e di që politika në Kosovë me kontigjent si ky, merr fund.
Add new comment