Arrestohet ish-ministri serb i Ndërtimit Goran Vesiç
Qeveria serbe i ka hequr imunitetin ministrit të dorëhequr të Ndërtimit Goran Vesiç. Një ditë më parë Vesiç është arrestuar së bashku me 11 persona të tjerë në kuadër të hetimeve për tragjedinë e Novi Sadit ku vdiqën 15 njerëz.
Urdhër arresti është lëshuar nga Gjykata e Lartë që detyron ndalimin e Vesiç për 30 ditë. Me të është ndaluar edhe ish-drejtori i Infrastrukturës Hekurudhore të Serbisë, Nebojsha Surlan, ndërkohë që drejtoresha aktuale, Jelena Tanaskoviç dhe zv.ministri Anita Dimoski janë nën arrest për 3 muaj.
Më herët Vesiç kishte dhënë dorëheqje për arsye morale siç tha ai, pasi nuk shihte asnjë përgjegjësi penale direkte.
Add new comment