Zgjedhjet e parakoshme në Gjermani, më 23 shkurt

Postuar në 12 Nëntor, 2024 13:47

Në Gjermani do të mbahen zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt. Ndonëse deri më tani ishte diskutuar një datë nga fundi i marsit, dakordësia mes socialdemokratëve dhe kristiandemokratëve ka afruar datën me një muaj.

Data përfaqëson një kompromis mes qëndrimit të kancelarit Scholz për të zhvilluar zgjedhjet në fund të marsit dhe kërkesës së kreut të kristiandemokratëve Friedrich Merz që zgjedhejt të mbaheshin më 19 janar.

Mediat gjermane shkruajnë se kancelari do të kërkojë votëbesim më 16 dhjetor, nga vota e të cili varet edhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme që nëse mbahen do të mbahen më 23 shkurt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.