ShBA si "Standard&Poor's" për sigurinë e Ballkanit

Postuar në 22 Tetor, 2024 17:02

Si është siguria aktualisht në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor? Nëse u referohemi titujve të mediave në javët e fundit dhe deklaratave përkatëse të zyrtarëve të ndryshëm përëndimorë ajo është e brishe, madje në prag shpërthimi.

Edhe pse një gjë e tillë nuk perceptohet, sidomos që pas vizitës së shefit të CIA-s në rajon javë më parë, loja e deklaratave vazhdon përçdo ditë. 
Megjithatë mediat në Kosovë referojnë një mesazh të Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, sipas të cilit Serbia ma marrë masa konkrete për qetësim.

Shteti serb ka ndërmarrë veprime që dhuna të jetë më pak e mundshme dhe për neve kjo është shumë e rëndësishme…Radoiçiqi, i cili e ka pranuar sulmin në Banjskë, duhet të ndiqet penalisht, çka na është premtuar se do të ndodhë

është shprehur ai. 

Qëndrimi në fjalë është i rëndësishëm në kuptim të faktit se ai kumton një mesazh edhe për aktorë në rajon, ashtu edhe për aktorët e brendshëm serbë, opozitën. Asnjë ndryshim nuk është i pëlqyeshëm tani në Serbi për amerikanët që pp vlerësojnë politikën e Vuçiç duke zhvlerësuar shqetësimet e vazhdueshme të kryeministrit të Kosovës.

Megjithatë është e kuptueshme që mesazhet në fjalë shkojnë si presion për mbylljen e fazës së tanishme të dialogut Serbi-Kosovë edhe pse ka dy momente që duhen konsideruar: zgjedhjet në ShBA dhe ato në Kosovë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.