Banka e Shqipërisë të marra masa urgjente për zhvlerësimin e euros
Kreu i Konfindustrisë italiane në Shqipëri, Sergio Fontana, në një intervistë për “MCN Economy” ka bërë thirrje që të ndërhyhet për të stabilizuar kursin e euros.
Duhen përmirësuar shumë gjëra si siguria juridike, kemi nevojë të jemi plotësisht të qartë se kur blejmë një truall nuk do të kemi probleme në të ardhmen.
Nuk duhet të ketë paqartësi kur bëhet fjalë për legjislacionin, bizneset kanë probleme kur vjen fjala te korrupsioni.
Biznesi ka nevojë për një ambient me rregulla të qarta, pak rregulla por të garantuara nga të gjithë.
Kemi probleme me korrupsionin në vetvete dhe duhet garanci se edhe gjykata nuk do të bëhet subjekt korrupsioni.
Kanë ardhur ndryshime pozitive, hapa përpara ka por Shqipëria duhet të përmirësohet më tej në këtë drejtim nëse do të bashkohet me Europën.
Po hasim probleme shumë të rënda për shkak të zhvlerësimit të euros, zhvleftësimi i monedhës europiane u ka krijuar probleme shumë të rënda kompanive.
Çdo kompani që prodhon në Shqipëri dhe duhet ta shesë jashtë, po përballet me vështirësi të mëdha.
Në kohën kur u zgjodha president i Konfindustrisë, 1 euro këmbehej me 114 lekë, sot 1 euro këmbehet me 98 lekë.
Zhvlerësimi i euros ka bllokuar tërësisht eksportet që kemi në Shqipëri në drejtim të shteteve të tjera, në radhë të parë ato drejt Italisë.
Nuk leverdis më të prodhosh në Shqipëri me këtë nivel kursi këmbimi.
Është e domosdoshme që shteti shqiptar përmes Bankës së Shqipërisë të gjejë mekanizmat e nevojshëm për të stabilizuar kursin e këmbimit euro-lekë.
Futja në euro mendoj se do ishte një mënyrë e mirë për të zgjidhur këtë problem.
Vetëm një monedhë e qëndrueshme mund të krijojë vlerë të shtuar dhe pasuri në një shtet.
Është problem shumë serioz, kompanitë shqiptare të eksportit po hasin vështirësi shumë të rënda.
Dikush që paguhet në euro dhe shpenzimet i ka në lekë, ku euro nuk vlen më si më parë, është prekur fuqia e tyre blerëse. Është një problem real.
Për një subjekt që prodhon në Shqipëri dhe eksporton në Itali, produkti nuk ka të njëjtën vlerë.
Është thelbësore që shteti shqiptar përmes Bankës së Shqipërisë të adresojë këtë problem dhe të gjejë zgjidhje.
Duhen masa se kjo mungesë stabiliteti nuk është aspak pozitive, në këtë pikë duhet të bien të gjithë dakord se ky jo stabilitet nuk është gjëja e duhur.
Cilido të jetë çmimi i euros, kjo do sjellë probleme me investimin.
Kemi komunikuar me ambasadën tonë, qeveria shqiptare është e vetëdijshme për këtë problematikë dhe uroj që të zgjidhet sa më shpejt.
Hyrja e Shqipërisë në zonën euro, mbase do të jetë zgjidhja e duhur.
Sot kemi problem shumë të madh nga largimi i të rinjve në diasporë. Uroj që të ketë një moment që të kthehen.
Nëse hyjmë në BE dhe vendosim rregulla të qarta, nëse kemi qartësi te garantimi i së drejtës, ecuria e ekonomisë, stabiliteti fiskal, kursi i këmbimit euro-lekë, nëse i kemi të gjitha këto do arrijmë të krijojmë shumë vende pune në Shqipëri
Deri më tani Banka e Shqipërisë ka mbajtur qëndrimin se kursi i këmbimit është i lirë ndonëse bisnesi i eksportit është ankuar vazhdimisht se po dëmtohet nga zhvlerësimi i euros.
Add new comment