BE mbështet idenë polake për pezullimin e azilit për imigrantë nga Rusia dhe Bjellorusia

Postuar në 18 Tetor, 2024 13:17

Kryeministri polak Dond Tusk ka marrë mbështetjen europiane për pezullimin e përkohshëm të të drejtës për azil për imigrantët që hyjnë nga Bjellorusia apo Rusia. 

Rusia dhe Bjellorusia apo çdo vend tjetër, nuk mund të lejohen që të abuzojnë me vlerat tona, përfshirë të drejtën për azil dhe të minojnë demokracitë tona

citohet një deklaratë e liderëve të BE-së lëshuar pas një takimi të tyre në Bruksel. 
Tusk pretendon se Rusia dhe Bjellorusia e përdorin imigracionin drejt Polonisë si element të luftës hibride për të destabilizuar vendin.

Më herët është vënë në dukje se ka vështirësi argumentimi i kësaj mase në relacion me ligjin ndërkombëtar, pasi e drejta për azil bën pjesë te të drejtat bazë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.