Në BE nuk ka konsensus për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Postuar në 09 Tetor, 2024 16:29

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, po pengohet nga disa vende anëtare, ndonëse është kuptuar se ai është strategjik për vetë unionin.

Ne kemi nevojë të përshpejtojmë pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, kjo është një çështje kyçe për Europënt- t’i integrojmë ata ekonomikisht, gjeopolitikisht dhe në fushën e sigurisë…por ka mungesë konsensusi për pranimin e tyre në BE

ka thënë ai.

Orban nuk ka sqaruar se për cilat vende bëhet fjalë, por duhet vënë në dukje paradoksi që kryeministri i Hungarisë, akuzuar si filorus dhe autokrat, është aktualisht zëdhënësi kryesor i pranimit në BE të vendeve të rajonit tonë.

Padyshim që ka arsye ekonomike dhe politike për këtë, pasi Ballkani Perëndimor është një rajon që lidhet historikisht me Europën Qendrore, por apeli për hapje të dyerve në një botë që sa vjen e organizohet drejt poleve të ndryshme është më përpara sesa skepticizmi i Perëndimit që aktualisht po vonon edhe veten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.