Izraeli: Strukturë qeverisëse në Gaza brenda vitit 2025

Postuar në 07 Tetor, 2024 17:27

Ambasadori izraelit në BE parashikon fundin e konfliktit në Gaza në vitin 2025 dhe krijimin e një qeverie të re. Në një intervistë për Politico, Haim Regev tha se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit i kanë arritur shumicën e objektivave të tyre ushtarake në Gaza, duke dobësuar grupin militant palestinez Hamas deri në pikën ku nuk mund të luftojë më si një strukturë e organizuar, por tani sillet si një forcë guerile.

"Para luftës, Hamasi ishte një ushtri me një zinxhir komandimi, me batalione... Sot ky kërcënim ushtarak nuk ekziston më," tha ai në një intervistë telefonike një ditë përpara një-vjetorit të sulmeve të Hamasit më 7 tetor. “Ne kemi çmontuar shumicën e batalioneve… Mendoj se ky do të jetë viti kur të shohim një strukturë të re qeverisëse në Gaza”.

Është çështje kohe. Kjo do të ndodhë kur të gjithë pengjet të lirohen”, shtoi ai.

Autoritetet izraelite thonë se nuk e duan kontrollin e Rripit të Gazës. Në një intervistë të kohëve të fundit, ish-kryeministri britanik Tony Blair – i cili ka shërbyer si i dërguar për paqen në Lindjen e Mesme – tha se një forcë e tretë, as izraelite dhe as palestineze, duhet të ndihmojë në qeverisjen e Gazës sapo të mbarojnë luftimet.

Por është e paqartë se çfarë autoriteti, nëse ka, do të lejonte Izraeli të merrte pushtetin në Gaza dhe njëkohësisht të pranohej nga popullsia.

Çfarë lloj force [do të merrte përsipër] kjo është diçka që ne duhet ta përcaktojmë,” tha Regev, duke shtuar se Autoriteti Palestinez – i cili ishte në pushtet përpara se Hamasi të merrte pushtetin – “nuk kanë fuqinë dhe legjitimitetin të kthehen dhe të kontrollojnë atje pasi nuk pamë shumë prej tyre që ta dënonin këtë masakër.

Regev shtoi se BE-ja mund të luajë një rol pas konfliktit në policimin e të ashtuquajturit Korridori Filadelfi midis Gazës dhe Egjiptit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.