Izraeli njofton vrasjen e kreut të qeverisë së Hamasit në Gaza

Postuar në 03 Tetor, 2024 14:12

Izraeli njoftoi se ka eliminuar Rawhi Mushtaha, kreu i qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës.

Në një njoftim të shërndarë nga Forca Mbrojtëse e Izraelit, IDF, thuhet se kreu i djathtë i liderit të Hamasit është viktima e radhës e sulmeve izraelite.

"Mushtaha, së bashku me Yahya Sinwar, themeluan Mekanizmin e Sigurisë së Përgjithshme të Hamasit," thuhet në njoftim. “Ata kryen një dënim me burg së bashku në një burg izraelit. Mushtaha konsiderohej si figura më e lartë në byronë politike të Hamasit në Rripin e Gazës dhe, gjatë luftës, mbajti kontrollin civil të regjimit të Hamasit, ndërkohë që angazhohej në aktivitete terroriste kundër Izraelit. Mushtaha ishte krahu i djathtë i Sinëarit dhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë”.

IDF gjithashtu vuri në dukje se Mushtaha kishte qenë një nga operativët më të lartë të Hamasit dhe ishte një vendimmarrës kyç në mënyrën se si organizata terroriste i shpërndante luftëtarët dhe asetet e saj.

Sameh al-Siraj, i cili mbante portofolin e sigurisë në byronë politike të Hamasit dhe Komitetin e Punës, dhe Sami Oudeh, komandanti i Mekanizmit të Përgjithshëm të Sigurisë së Hamasit, janë vrarë në të njëjtin sulm.

IDF thotë se Hamasi u përpoq ta fshehë vrasjen e tyre për të ruajtur moralin.

Sipas IDF-së, tre operativët e lartë të Hamasit u vranë në një sulm ajror rreth tre muaj më parë, por grupi në Gaza e mbajti këtë ngjarje sekret.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.