Perëndimi po përpiqet të mbyllë Balltikun për Rusinë
Ndihmësi i presidenti rus, Nikollai Patrushev, ka paralajmëruar Perëndimin se do të ketë pasoja nëse do të vijojnë përpjekjet për të ndryshuar statusin e detit Balltik.
Pasi Finlanda dhe Suedia iu bashkuan NATO-s, ka aspirata të qarta për të ndryshuar statusin e detit Balltik, për të rishikuar regimin legal të hapësirës detare aty dhe të ngushticave të përdorura për lundrim ndërkombëtar. Ka plane për të ndaluar lëvizjen e flotës ruse në detin Balltik
citohet të jetë shprehur ai në një fjalim në Kaliningrad.
Sipas tij, anijet ruse janë shkëputur nga rrjeti i komunikimit satelitor, që krijon rreziqe për sigurinë e lundirmit dhe kërcënon infrastrukturën e transportit ujor në përgjithësi. Pak kohë më parë u njoftua për lëvizje nga Rusia të shenjuesve kufizues në Balltik.
Paralel me këtë qëndrim, është bërë publik edhe një mesazh i presidentit bjellorus, Lukashenko sipas të cilit një sulm mbi vendin e tij çon në përdorimin e armëve bërthamore.
Add new comment