Sqarim manipulues për ngjarjen e Pogradecit
Në fjalën e tij të mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, z. Rama, kryeministër dhe njëkohësisht kryetar i kësaj partie, përmendi në një hapësirë kohe edhe ngjarjen e Pogradecit. Sipas tij ngjarja u përdor politikisht “për të ndërsyer urrejtjen kundër nesh”, ndërkohë që asnjë prej akuzave mediatike të ngritura, nuk qëndronte në vlerësimin e z. Rama.
As se Pogradeci kontrollohet nga bandat, as se viktima ishte vrarë për një gjobë dhe asa se policia neglizhoi. Akuzat për z. Rama u ngritën “nga kundërshtarë tanë të rinj e të vjetër”.
Kjo ngjarje që sillet këtu ka rëndësi sepse nuk përfaqëson një incident të izoluar. Por një mentalitet në ushtrimin e pushtetit dhe një lloji pushteti. Z. Rama duhet ta dijë se është ankuar po ai gjatë kongresit të fundit se “ka shumë nga ata që më gënjejnë” dhe për këtë shkak duhet ta kuptojë se nuk di gjithçka dhe për çdo gjë.
Nga ana tjetër, z. Rama mbase kujton se për ngjarjen e Pogradecit, Policia e Shtetit u akuzua hapur dhe disa herë nga e motra e viktimës, ndërkohë që pati replika dhe konflikt deklaratash me Prokurorinë e Korçës.
Add new comment