Fatmir Xhafaj bëhet i rëndësishëm, SHBA-BE atashojnë përfaqësues në Komisionin kundër SPAK-ut në Parlament
I ashtuquajturi Komision Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsioin dhe Sundimin e Ligjit, ka vendosur marrëdhënie diplomatike me dy ambasada. Një të SHBA-së dhe një të BE-së.
Kështu Fatmir Xhafaj bëhet i pari deputet shqiptar që do të ketë relacione të posaçme diplomatike me dy ambasadat, sigurisht në kuadër të partneritetit strategjik me këto vende.
Përmes një njoftimi në rrjetin “X”, ambasada e SHBA në Tiranë ndër të tjera njofton se:
Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë
Pse dyshon ambasada te përkushtimi kushtetues i Fatmir Xhafës?! Të gjithëpërfshirja e kështu me radhë? Sidomos në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve? A nuk ishte ky Fatmir që bridhte nga një takim në tjetrin për t’u shfaqur në një çast si kumbari i reformës në drejtësi?
Po, por është po ky Fatmir që pak javë më parë sulmoi institucionet e pavaruara nga Parlamenti, në një qëndrim që në të vërtetë ishte më shumë mbrojtje e ndonjë subjekti që vuan në mënyrë kronike nga prezumimi i pafajësisë.
Për këtë arsye, investitorët e reformës në drejtësi, kanë menduar që të mbrojnë investimin e tyre duke u atashuar me diplomaci pranë komisionit të ngritur z. Rama, një rast ky i paparecedent ndoshta dhe që dëshmon se politikën shqiptare nuk e beson kush kur vjen puna te pavarësia e institucioneve.
Add new comment