medalje për Medaljet
Kryeministri Edi Rama ka organizuar sot një ceremoni mirënjohjeje me medalistët e Olimpiadës së Parisit që përfaqësuan Shqipërinë. Me këtë rast z. Rama u ka dorëuzar dy mundësve rusë, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev medalje të mirënjohjes dhe me këtë rast ka deklaruar ndër të tjera:
Këto medalje nuk janë të rëna nga qielli, por janë rezultat i një rruge të re transformimesh që janë mundësuar në mbështetje të sportit. Ne nderojmë dy sportistë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri, nuk e kanë filluar karrierën e tyre sportive në Shqipëri, por kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar të ushtrojnë pasionin e tyre dhe për të synuar majat më të larta të botës në displinën e tyre.
Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e vetë sepse nuk i garantonte dot as ushqimin dhe humbiste njeri pas tjetri potenciale që ktheheshin në medalje ari për vende fqinje, është kthyer në një vend që mund të adoptojë fëmijë që vijnë nga vende të tjera.
Nëse do të ishte Shqipëria e djeshme asksuh nuk do të vinte të kërkonte të adoptohej nga ky vend dhe ta përfaqësonte këtë vend. Sot ka më shumë se një arsye për të ardhur. Shqipëria ka arritur të krijojë një kuadër mbështetjeje ndër më të sigurtët dhe tërheqësit në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë. Ne kemi arritur t’u japim të gjithë atyre që djersisin më shumë se gjithë të tjerët në arenën e betejës sportive, jo vetëm mundësinë të stërviten në kushte optimale, por edhe një perspektivë që qëndrueshme në jetën e tyre të aktivitetit sportiv
Nuk dihet se çfarë e shtyn z. Rama të thotë kësi gjërash e madje të organizojë një shfaqje të tillë që nuk i qëndron asnjë logjike.
Së pari, mundësit janë në Shqipëri për shkaqe të rrethanave ndërkombëtare. Së dyti, mundja është sport individual që vërtet do kushte, por kushtet kanë më shumë kuptim në sporte kolektive. Të marrim futbollin shqiptar p.sh që do ishte edhe një burim ekonomik: nga argëtim dhe element ajrosjeje dhe angazhimi në jetën e një qyteti, futbolli shqiptar është domen i krimit pajtuar nga një tifozeri me probleme të theksuara higjeneve dhe liguistike. Është një mjedis që dëbon çdo njeri normal.
Nga ana tjetër, është shumë e sforcuar përpjekja për të bërë historike dy medalje në Olimpiadë kur vendet fqinj kanë të tjera rezultate.
Së fundmi, nëse është kështu, pra që qeveria ka krijuar kushte optimale që të adoptohen sportistë të huaj, nuk ka arsye për medalje mirënjohjeje. Por mesa duket kjo është shenjë se z. Rama e di sa e shëmtuar është Shqipëria e tij ndaj edhe i gëzohet "lajmit të mirë".
PS: Në aktivitet z. Rama kishte marrë për stuko edhe Zdromsin e Tiranës.
Add new comment