Një film për eutanazinë

Postuar në 03 Shtator, 2024 11:59

Premiera botërore e “The Room next Door”, filmit më të ri të regjisorit spanjoll Pedro Almodovar, ka rihapur debatin për eutanazinë.

Filmi rrëfen historinë e Martës, një gazetareje, rolin e të cilës e luan Tilda Swinton. Pasi përballet me kancerin, Marta vendos t'i japë fund jetës së saj dhe i kërkon ndihmë Ingridit, një shoqe e vjetër, e cila portretizohet në film nga Julianne Moore.

Vetëm një ditë pas premierës botërore, filmi është vlerësuar gjerësisht nga kritika. Skenari është ngritur mbi “Përgjatë jetës”, nga Sigrid Nunez dhe është filmi i parë me metrazh të gjatë në anglisht që mban firmën e Almodovar.   

Vetë regjisori bëri thirrje për legalizimin e eutanazisë në të gjithë botën.

"Duhet të ekzistojë mundësia për eutanazi në të gjithë botën," tha Almodóvar. "Duhet të rregullohet dhe një mjek duhet të lejohet të ndihmojë pacientin e tij."

"Ky film është pro eutanazisë," tha Almodóvar, 74 vjeç, në konferencën e shtypit në festivalin e filmit në Venecia, ku u dha premiera. “Është diçka që ne e admirojmë te personazhi i Martës, ajo kupton se për t’i shpëtuar kancerit duhet të marrë një vendim”.

“Nëse arrij atje para tij, kanceri nuk do ta fitojë këtë luftë”, thotë ajo. “Dhe kështu ajo gjen një mënyrë për të arritur objektivin e saj me ndihmën e shoqes së saj, por ndërkohë u duhet të sillen si kriminele.”

Spanja e legalizoi eutanazinë në vitin 2021 dhe është një nga vetëm 11 vendet në të cilat çdo formë e vdekjes së asistuar është e ligjshme. Në Britani, vetëvrasja e asistuar dënohet me deri në 14 vjet burgim, ndërsa eutanazia konsiderohet ose si vrasje nga pakujdesia ose vrasje. Dënimi maksimal është burgim i përjetshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.