Alibeaj paralajmëron themelimin e partisë së re

Postuar në 02 Shtator, 2024 22:18

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, paralajmëron krijimin e një partie të re.

Alibeaj thotë se partia e re do të angazhojë njerëz të rinj, që kanë dëshirën për të bërë opozitë reale.

Panorama e politikës shqiptare është që nga njëra anë është Rama-Berisha e nga ana tjetër nuk ka asgjë. Shqiptarët duhet të kenë ofertën më të mirë. Pjesë e partisë do jenë njerëz që nuk janë marrë me politikën deri tani, njerëz që ndjejnë se duan të bëjnë diçka për vendin e tyre, ndoshta dhe gjysmë anonimë, rëndësi ka që kanë dëshirën për të bërë Shqipërinë. Shqiptarët duan të përmbysin gjendjen në Shqipëri. Ne kemi një opozitë false dhe duhet një subjekt i besueshëm. Pjesë e grupit janë persona që e duan atdheun e tyre dhe nuk kanë të bëjnë me politikën e vjetër. Herët a vonë do bëjmë me dije atë që po përgatisim, sepse zgjedhjet janë afër.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Se sa e mire eshte oferta e ketij arroganti e tregon karriera e tij. Eshte veshtire te besh nje parti me njerez qe u pelqen vetja e degjojne vec veten. Ky edhe kur flet duket si mesues filloreje qe te meson rrokjet. Pastaj a nuk ishte false opozita e ketij ne krah e me pas ne vend te Lulit apo ne kete katundin tone historia fillon gjithnje nga e para sapo shfaqet satrapi i radhes. Karte e konsumuar dhe e djegur, kaq eshte ky!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.