Lëreni t'i jargavitet lirisht Historisë!

Postuar në 31 Gusht, 2024 21:43

Faqja syri.net shkruante se Edi Rama bëri atë që nuk e bëri as Enveri. Në një monument në një fshat arbëreshësh në Itali është kompozuar një hibrid mes pamjes së Edi Ramës dhe Skënderbeut. Aty ka qenë për përurimin dhija e parlamentit, Elisa Spiropali.

Mundet. Zoti Rama është një hermafrodit politik, as majtas as djathtas, as andej e as këtej, as artist, as shtetar, as europian e as pasha. Ai madje nuk e di as vetë nga i leverdis të jetë, venecian, raguzian, shkodran, mirditor, vlonjat, tropojan apo beratas. Shqiptar apo vllah, katolik apo ortodoks.

Ai është tardigrades publike – një lloj specieje e cila ka importuar 17% të ADN-së dhe i mbijeton edhe vakuumit hapësinor. Si i tillë është e pritshme që perspektiva e tij të dominohet nga pasiguria permanente, asnjë habitat nuk e identifikon. 

Por faqja në fjalë ka një gabim në krahasim: Enveri nuk do ta bënte kurrë këtë përvjedhje. Sepse Enveri donte të ishte Enver, me fytyrën dhe veprën e vet. Kriminale, asgjësuese, tjetër punë. Por edhe pse vrau shokët siç thonë, e bëri se donte të ishte vetë. 

Ahmed Zogu adoptoi një dhi për dishendencë simbolike, por donte dhe mbeti Ahmed Zogu. E kështu me radhë.

Kush ka bujtur në histori bujt me gjurmën e vet. Siç është. Të tjerat janë bufoneri të dikujt që e ka kuptuar që i është poftisur Shqipërisë por po të ikë do detyrohet të pranojë veten për atë që është: një Asgjë në Histori. Një diçka në statistikë. Një fatkeqësi ndër të shumtat e këtij vendi. 
E mbani mend historinë e kllounit gjerman Otto, që u bë tri ditë mbret në Shqipëri? Kaq e shpjegon gjithçka. Lëreni t’i jargavitet historisë, nuk ka asgjë të keqe. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

E ke gozhduar zoti Zaimi. T'i shkruhet si kartele ketij palacoje, qe sa vjen e po i neveritet te gjitheve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.