Lordi Owen: Serbia duhet të jetë pjesë e ndryshimeve të Marrëveshjes së Dejtonit

Postuar në 28 Gusht, 2024 17:51

Ish-negociatori i njohur David Owen, referuar zakonisht si Lordi Owen ka deklaruar në një intervistë për median serbe, “N1” se çdo rishikim i Marrëveshjes së Dejtonit, firmosur më 1995 e që i dha fund luftës së Bosnjes, duhet të marrë parasysh qëndrimin e Serbisë.

Serbia është një vend shumë i rëndësishëm, nuk ka sot zgjidhje për Bosnje-Hercegovinën pa u mbështetur sinqerisht nga Serbia. E di se ka dallime mbi këtë çështje të vështirë dhe minuese. Por Serbia është një vend i madh dhe duhet të jetë pjesë e çdo ndryshimi të Dejtonit. Mendoj se ka një ndryshim të situatës

citohet ai.

Nuk dihet nga buron qëndrimi për Marrëveshjen në fjalë, por Milorad Dodik është përherë në ballë të qëndrimeve separatiste serbe nga Bosnje-Hercegovina.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.