Arrestohet në Francë drejtuesi i Telegram

Postuar në 25 Gusht, 2024 11:48

Autoritetet franceze kanë vënë në arrest drejtorin ekzekutiv të rrjeti “Telegram” Pavel Durov. Ai është ndaluar në aeroportin Le Bourget në Paris nën një urdhër që lidhet me rrjetin që ai drejton.

Durov po udhëtonte nga Azerbajxhani me avionin e tij privat dhe në zbritje është ndaluar nga hetues të Zyrës Kombëtarë Kundër Mashtrimit që janë pjesë e Doganave franceze.

Ambasada ruse në Paris ka deklaruar se “po sqaron rrethanat e arrestimit”. “Telegram” është shndërruar në rrjetin kryesor të komunikimit civil dhe politik në Rusi dhe për Rusinë qëkurse nisi invazioni i vitit 2022, pas të cilit Rusia u vendos nën sanksione.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.