Kanceri metastazik me emrin Shqipëri prek Kosovën

Postuar në 20 Gusht, 2024 00:10

Adi Krasta, drejtori i RTK-së ka dhënë një intervistë për të sqaruar atë që ndodhi në televizionin e drejtuar prej tij. 
Sapo intervista është publikuar një pjesë e gazetarëve të Kosovës kanë manifestuar refluks gastrik. Përtej epitetit 'servil' dhe 'i pështirë' që Krastës nuk i shkon fare jashtë shtetit, ka edhe një qasje për ta privilegjuar Krastën si dukuri unike të Kosovës. 

Veç në Kosovë gjejnë terren tipat si Adi Krasta

shkruan ndër të tjera Imer Mushkolaj. 

Në fakt jo. Gjen edhe në Shqipëri. Madje shumë. Kush jeton e di se Shqipëria është njerka e ligë e shumë shqiptarëve. Ajo llaston e mëkon vetëm disa. Ka kohë që e bën këtë. Ka mbi 100 vjet. Në Kosovë tani thjesht po provojnë gatimet shqiptare. 

Krasta tërhoqi vëmendjen nga Ura, problemet e përditshme. Sa herë e kemi parë diversionin me matrioshka të tilla në Shqipëri? Jo. Në Kosovë sa ka nisur kanceri metastazik me emrin Shqipëri.

Shtypeni absestin sa ka kohë sepse më vonë do jetë qeresteja e çdo ure pushteti ky model. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.