Do largohem, po përgatis popullin për këtë
Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, ka paralajmëruar largimin e tij nga skena. Në një intervistë për kanalin televiziv, Rossiya-1, Lukashenko ka sqaruar se me ndryshimet kushtetuese janë kushtet e largimit.
Nuk duam ndryshime si revolucion. Jam një mbështetës i ndryshimeve evolucionare. Mendoni: 30 vjet janë shumë, me pak njerëz duke punuar për 30 vjet. Dhe njerëzit janë mësuar me të dhe askënd tjetër. Kjo është e gabuar. Po përgatis popullin për këtë, nuk dua dështime apo zhgënjime
citohet ai.
Lukashenko e njoftoi largimin e tij edhe në vitin 2020, pas protestave në shesh, por vuri si kusht pikërisht ndryshimet kushtetuese.
Aktualisht ai është një ndër njerëzit më të afërt të Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe një ndër të paktët përfaqësues të klasës politikeve të viteve ’90 në ish-hapësirën sovjetike.
Add new comment