Për suksesin nuk ka "i vogël-i madh", por "i arsimuar ose i keq-arsimuar"

Postuar në 17 Gusht, 2024 14:44

Një në tre europianë mes moshës 24-74 vjeç ka arsim të lartë. Këtë të dhënë përcjell EuroNews që publikon edhe një listë të dhënash të shpërndara. Pra sipas vendeve  përqindja e të diplomuarve, atyre me arsim të mesëm sipas llojit dhe arsim të ulët. 
Në krye është Irlanda, pasuar nga Luksemburgu, Norvegjia, Suedia, Qipro e kështu me radhë.

Siç mund të kuptohet, përqindja e të arsimuarve vihet në relacion me zhvillimin dhe mirëqenien. Duke mbajtur parasysh se këto janë vende me shkolla të kuotuara për cilësinë, ne na intereson një aspekt tjetër.

Në krye të listës së vendeve me arsimin e lartë më të përhapur, si dhe mirëqenien më të ngritur qëndrojnë vende të vogla. Të afërta dhe të ngjashme me Shqipërinë edhe për strukturën demografike.  Çfarë na thotë kjo gjë? Na thotë se kompleksi ynë gjeopolitik, stigma e përmasës si kriter për suksesin nuk mban. Më tepër është modeli ai që dikton rrugën e duhur sesa madhësia. Përherë duke mbajtur parasysh se synojmë zhvillimin e vetes jo leksione globale. 

Në këtë kuadër statistikash dhe modeli ku shkolla, arsimi luan rol kyç, ne kemi dështuar. Dhe me vetëdije madje.

Sfida e profesionistëve mund të shpjegohet deri diku me brain drain, por ky aspekt të lexuari në vendin tonë ka injoruar humbjen e të arsimuarve me nivelin e mesëm, që do të duhet të mbanin në këmbë tregun.

Pajtuar kjo me dështimin total të shkollës, kemi si rezultat një shoqëri që kërkon të punësojë por as kamarierin nuk e ka si profesion.
Janë të kota të gjitha lodrat me miliarda. Reforma e vetme serioze është arsimi, reformë jo llogje.

Por aty ne nuk kemi dëshmuar se ia kemi haberin për t’u katandisur në qeveri që merret me korrigjimin e turpeve që njoftohen nga Pisa. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mëse e vërtetë. Shqipëria ka pasur dhe ende ka potencial për të qenë ndër vendet e suksesshme por fatkeqësisht ka zgjedhur të udhëhiqet gjithnjë nga derbederë që nuk kanë venë asnjëherë interesin e atdheut përpara interesave personale. Arsimi do të ishte një pikënisje e mirë por Reforma e tij nisi e dështuar. Të mendosh miliardat që kanë bërë e po bëjnë plaçkitësit e saj nuk ka,se,si të mos mendosh se sa vend i pasur mund të ishte me një mirëqenie të kënaqshme për të gjithë e jo pre e babëzisë së 4-5 halabakëve. Keqardhje që nuk po gjendet akoma rruga e drejtë që vendi të prosperojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.