Protestat pro Gazës, dorëhiqet presidentja e Columbia University
Presidentja e Universitetit Columbia, Minouche Shafik, ka dhënë dorëheqjen pas disa muajsh kritika për mënyrën si u menaxhuan protestat e kampusit për luftën në Gaza.
Dorëheqja e saj e papritur, kur mbeten vetëm pak javë nga nisja e vitit të ri akademik, pason dorëheqjen e dy presidentëve të tjerë të Ivy League vitin e kaluar.
Shafik thotë se ka pranuar një detyrë me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar që lidhet me "një rishikim të qasjes së qeverisë ndaj zhvillimeve ndërkombëtare".
Shafik e filloi mandatin e saj si presidente në korrik 2023, duke u bërë gruaja e parë që drejtoi universitetin prestigjioz në qytetin e Nju Jorkut. Ajo u para Kongresit në prill, në seancat dëgjimore në lidhje me akuzat për antisemitizëm në kampus. Pothuajse në të njëjtën kohë, vendimi i saj për të thirrur departamentin e policisë së Nju Jorkut në kampus, në përgjigje të protestave të studentëve, solli zemërim te studentët dhe pedagogët.
Në prill të këtij viti, Columbia University u bë qendra e protestave pro-palestineze të udhëhequra nga studentët, duke shkaktuar një lëvizje të gjerë demonstratash në universitete në të gjithë SHBA dhe jashtë saj. Megjithëse demonstrata më të vogla kishin filluar në tetor, universiteti u vu në qendër të vëmendjes kur studentët ngritën dhjetëra tenda përpara godinës.
Add new comment