Nuk jemi kundër hapjes së Urës së Ibrit. Por me Dialog

Postuar në 15 Gusht, 2024 17:10

I Dërguari i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, ka shkruar në një postim në rrjetin “X” se deklarimet se Unioni është kundër hapjes së urës së Ibrit, janë çorientuese.

BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Hamendësimet se BE-ja është kundër hapjes së urës apo se ka ndryshuar qëndrim kanë çorientuese

citohet ai.

Mesa duket kjo është një përgjigje edhe për ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që ka deklaruar po në rrjetin social në fjalë, se BE-ja ka ndryshuar qëndrim.

I dashur Miroslav Lajçak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialog. Më herët, e ka cekur vazhdimisht se ‘ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa të mëtutjeshme’, sipas Raportit për Vendin (CR) mes viteve ’18-’22. Është e qartë se ka një ndryshimi në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, do të ishte korrekte t’u thuash njerëzve pse ky ndryshim? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 për dallim me 2022 për BE-në që të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme' te 'duhen më shumë bisedime?

citohet ministri.

Nga pala serbe hapja e urës nuk është bërë një çështje shumë e madhe, ndonëse formalisht është deklaruar se ajo vendos presion mbi komunitetin serb në Kosovë. 

Qeverisja e mirë kupton ndjeshmëritë e pakicës

vijon ai.

Ura e Ibrit është demarkacioin anakronik dhe atavik I vitit 199, vendosur në zbatim të një planifikimi sigurie dhe garancie për serbët që lanë Kosovën pas genocidit të kryer aty.

Comments

Submitted by Flora Cjapi (not verified) on

Me dialog me Çekine qe te hapet rruga ne Greqi?!
Po ky Magjari i Surrelit dhe Prostituta Kombetare , pse nuk e hapin gojen, por veç llapin per lek?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.