Rusi Chermen Valiev fut Shqipërinë në hartën e medaljeve olimpike
Historia rezervon përherë ironinë e vet. Edhe për Shqipërinë të cilën mesa duket vetëm kështu e kujton. Chermen Valiev solli në Tiranë një medalje nga Lojërat Olimpike të Francës që po zhvillohen sikur të jenë në planet tjetër për shqiptarët. Asnjë medalje, asnjë rezultat aty ku edhe Kosova ka gjurmën e saj të merituar.
Ironike sepse Valiev sjell të parën medalje olimpike për Shqipërinë, duke qenë një kampion kombëtar i Rusisë në mundje. Një shtet të cilin Tirana zyrtare e ka bërë hasha. Kaq ironike është kjo gjetje e historisë së këtij suksesi, saqë kryeministri Rama me gjasë i përdëlluar për një rezultat, teksa uron për medaljen flet për një Komitet të Rilindur Olimpik nën Fidel Yllin, por nuk i përmend as emrin Valievit që e quan Kampion.
A është rilindur Komiteti Olimpik? Ndoshta. A ka sport në Shqipëri? Të jemi seriozë!
Shqiptarë që kanë marrë medalje olimpike. Wikipedia numëron 14, por vetëm Mirela Manjani figuron si shqiptare e Shqipërisë. Të tjerët janë nga Kosova. Por aty nuk llogariten peshëngritës si Pirro Dhima e te tjerë që kanë medalje olimpike. Nuk ka ndonjë interes të argumentohet mosekzistenca e Shqipërisë në botën olimpike, në sporte, pasi gjithë kultura jonë e jetesës shkon përkundër çdo lloj etike gare dhe sfide. Këtu kryeministri nuk ka shumë faj, edhe pse një pjesë e ka.
Por minimumi emri i kampionit duhet thënë. Jo vetëm pse vlen shumë më tepër se Noizy, por sepse ne nuk na lanë të marrim frymë duke na bërë ikona televizive çdo lojtar të kombëtares. Zhurmë e madhe, por me pak rezultate. Për fat të keq. Valievi pa zhurmë e regjistroi Shqipërinë në histori. Dhe është histori që nuk e shkruajnë tanët për ta ndryshuar nesër.
Comments
Rames mund tia fali qe
Rames mund tia fali qe gjithcka e fillon me 2013, fundja ka interesat e tij qe e bejne te retushoje historite si ti kete interes dita. Fundja politikan eshte.
Por ju duhet ta dini qe nuk eshte krejt keshtu.
Shqiperia eshte prej dekadash me medalje olimpike dhe fillimisht nga nje shqiptar.
Add new comment