Radikalizimi i moshës së mesme
Nëse shikoni nga afër fotot e trazirave të dhunshme të ditëve të fundit në Angli dhe Irlandën e Veriut dhe do të vini re diçka për të cilën nuk flitet. Rebelët që shihen duke luftuar, sulmuar policinë dhe duke u vënë flakën ndërtesave janë shpesh të moshës së mesme – njerëz në të 40-at, 50-at dhe 60-at, duke lëshuar parulla raciste dhe duke luftuar me policinë.
Nga 11 personat e arrestuar në Sunderland më 3 gusht, katër i përshtaten këtij profili. Një nga personat e arrestuar dhe të akuzuar ishte një pensionist 69-vjeçar.
Radikalizimi i njerëzve të moshës së mesme është një fenomen në zhvillim, por i anashkaluar që është nxjerrë në pah nga këto trazira, potencialisht për shkak të lidhjes së dukshme me përhapjen e dezinformatave në internet. Sipas gjetjeve të studimeve të mia të vazhdueshme, ky grup është më vulnerabël për t'u mashtruar nga lajmet e rreme dhe teoritë e konspiracionit.
Njerëzit e moshës së mesme shpesh bashkohen me "mbi të 50-at" si një grup, i cili përfshin shumë të moshuarit - një fashë demografike me të cilë ata kanë pak të përbashkëta. Mosha e mesme nuk janë të lindur në epokën digjitale, por ata janë online. Dhe, më e rëndësishmja, ata në fakt mund të jenë më pak të informuar për rreziqet e dezinformatave në internet sesa të rinjtë, sepse ata nuk kanë qenë objektiv i edukimit në të njëjtën mënyrë. Aktualisht, po bëhen përpjekje të konsiderueshme për edukimin e të rinjve se si të lundrojnë në mënyrë të sigurt në botën online, por njerëzit e moshës së mesme mund ta kenë humbur këtë “tren”.
Kjo kategori u prezantuan online si të rritur dhe ajo që dinë mbi sferën online e kanë mësuar rrugës. Si rezultat, ata mund të jenë vendimmarrës të dobët kur bëhet fjalë për atë që të konsumojnë dhe çfarë të besojnë. Ky ekspozim mund t'i shtyjë njerëzit të marrin vendime të rëndësishme, të tilla si përfshirja në trazira të dhunshme ose sulmi ndaj një xhamie ose një hoteli ku strehohen azilkërkuesit, bazuar në informacione të mangëta ose të pandershme që ata kanë mbledhur në internet.
Kur një grup sulmoi një xhami në Southport, veprimet e tyre dukej se bazoheshin në idenë e rreme se tre fëmijë të vrarë në zonë një ditë më parë ishin sulmuar nga një mysliman ose një emigrant. Në të vërtetë, i riu në paraburgim për sulmin nuk është as mysliman dhe as emigrant. Prandaj, keqinformimi në internet dhe madje dezinformimi duket se kanë bërë punën e vet.
Një grup i anashkaluar
Nevoja jonë për të kuptuar këtë grup të moshës së mesme dhe vulnerabilitetin e tyre ndaj ekstremizmit përmes mediave sociale ishte forca shtytëse pas një projekti kërkimor të financuar nga BE, aktualisht në vitin e tij të dytë. Për herë të parë, studiues nga e gjithë Evropa po analizojnë moshën 40-60 vjeç për të zbuluar se cilat karakteristika të mediave sociale dhe përmbajtjes në internet i inkurajojnë ata që të shkojnë drejt ekstremizmit.
Të moshuarit kanë më shumë gjasa të angazhohen politikisht dhe kanë më shumë gjasa të votojnë. Dhe nga ky grup, pjesa afërsisht e moshës së mesme janë më të angazhuarit. Prandaj janë me ndikim. Gjithashtu, ata në shumë raste kanë pikëpamje të forta politike.
Por ky grup është disi i padukshëm. Njerëzit nuk priren të mendojnë fillimisht për ta kur flasim për krizën e strehimit, koston e jetesës ose NHS. Të rinjtë kanë qenë prej kohësh objektivi dhe fokusi i shumicës së mediave kryesore dhe tregtisë, e cila është përshpejtuar vetëm që nga ardhja e internetit. Reklamat përdorin pothuajse ekskluzivisht të rinjtë për të promovuar mallra, nëse marrim një shembull. Është e rrallë të shohësh njerëz të moshuar që reklamojnë diçka që nuk u drejtohet direkt atyre. Pavarësisht peshës së tyre financiare, produktet përgjithësisht nuk u tregtohen njerëzve të moshës së mesme.
Prandaj, një grup i tërë njerëzish po përjashtohen ose mënjanohen kulturalisht. Për shkak të këtij fokusi rinor në të gjitha aspektet e shoqërisë, ne nuk mendojmë që mosha e mesme të jetë e para në radhë për t'u radikalizuar as në internet. Ne kemi tendencën të përfytyrojmë njerëz të rinj dhe që impresionohen lehtë ku imagjonojmë profilin e një të mashtruari. Prandaj, disa u habitën kur panë kaq shumë të moshuar në turmat plaçkitëse që kanë shkaktuar shumë dëme në Angli dhe Irlandën e Veriut.
Kur grupet e çfarëdo lloji injorohen, ndjenjat e tyre të përjashtimit dhe izolimit i bëjnë skajet e internetit më tërheqëse. Këtu, pakënaqësia ushqehet dhe inkurajohet. Njerëzit ftohen të shprehin zemërimin e tyre teksa angazhohen me njerëz moshatarë dhe të të njëjtit grup socio-ekonomik.
Ata mund të kërkojnë të pranohen nga të tjerët dhe të ndikojnë te ta duke shpërndarë përmbajtje që gjenden në forumet në internet dhe grupet e mediave sociale, ose mund ta krijojnë vetë. Kjo përmbajtje nxjerr në pah botëkuptimin ose opinionin e tyre, por shpesh mbështetet me pretendime të rreme dhe pseudoshkencë. Përkundër kësaj, fjalët e tyre shihen si legjitime nga të tjerët me këndvështrim të njëjtë ose të ngjashëm (bashkëmoshatarët e tyre) dhe nga të rinjtë që respektojnë përvojat e tyre jetësore dhe janë të prekur nga sinqeriteti i dukshëm i besimeve të tyre.
Në përgjithësi, moshat e mesme janë të padukshëm në media dhe në shoqërinë e gjerë, që do të thotë se ata mund t’i inkurajojnë të tjerët të angazhohen, duke qëndruar dukshëm nën radarin e studiuesve dhe të tjerëve që përpiqen të kuptojnë rritjen e ekstremizmit në internet. Kjo ngre shqetësime për mungesën e strategjive dhe narrativave që synojnë të adresojnë përfshirjen e moshës së mesme në aktivitete ekstremiste.
Natyra e internetit është se ai përmban "të dhëna të yndyrshme" - informacion që lëviz shpejt dhe është i vështirë për t'u mbajtur, i cili përfundon në të gjitha llojet e vendeve, duke arritur të gjitha llojet e njerëzve. Është pothuajse e pamundur të parandalohet përhapja e të pavërtetave dhe dezinformatave. Natyra virale e dezinformimit dhe propagandës, e cila është e ngarkuar emocionalisht dhe sensacionaliste, e bën atë më të prirur për t'u shpërndarë.
Në duart e një grupi njerëzish që kanë ndikim, por mund të mos jenë të pajisur me aftësitë e një të linduri në epokën dixhitale - dhe që fluturojnë nën radarin midis autoriteteve që janë të shqetësuar për radikalizimin - ky informacion mund të jetë potencialisht i rrezikshëm, siç ilustrohet në rrugët e Britanisë.
*Profesore e Asociuar, Shkolla e Shkencave Kompjuterike dhe Informatikës, Universiteti De Montfort
Add new comment