U votua Partia jo Shqipëria
Shkruan sot Ilir Metaj i PS-së. Deputet i Vlorës:
Mirënjohje e thellë për tërbeçtë. Jo më kot gëzojnë respektin pa diskutim të gjithë Labërisë. Labëria i mban për burra të fjalës e të besës. I more fjalën, mbarove punë. I cënove flamurin, nuk ke derman. E drejta është partia e tyre. Tërbaçi e ka merituar këtë vlerësim pa rrahur gjoksin e pa ngritru zërin. Se tërbeçtë flasin shumë pak. Tërbaçioti ka intuitën të ndjejë ku i dhemb atdheut
Ku i dhemb atdheut? Te Petro Gjikuria dhe këta tërbeçtë gjetën për Heqim Vangjel Tavon?
Hajde të mbarojë Ilir po filloi. Kam një shok nga Tërbaçi, që e para nuk përdor kurrë përcaktorin tërbeçtë, por Tërbaçiotët dhe e dyta, e vërtetë, gjoksin nuk e rreh dhe aq, por edhe temena lebërve si ky Iliri nuk u bën. Ndoshta ngaqë të gjithë të njohurit janë nga Labëria e duke rënë nga një gjoks me gropë te tjetri, harroi gropën e vet.
Nuk më ka folur asnjëherë për flamurin, që ta mendosh, është historian nga goja.
Nuk është rasti ky që të bëhet avokati e Tërbaçit në të cilin censi 2024 i Rilindjes paska gjetur tërbeçër dhe ka zhdukur tërbaçiotët. Mundet edhe t’i bëjë torbeshë se evolucioni i ka këto.
Nuk e vë në diskutim patriotizmin, që nuk është një vlerë absolute siç po duan ta paraqesin grafo-propagandistët e PS-së, mënyra sesi voton. Zoti Metaj mbase e ka harruar, se bëhet fjalë për zgjedhje që zhvillohen nën suazën kushtetuese të Shqipërisë me kandidatë legalë, jo klandestinë.
Të votosh Gjikurinë që ka marrë letrat nga shteti për të garuar, nuk të bën jopatriot. Sepse zgjedhjet lokale janë për punët e komunitetit. Ishte edhe Jorgo Goro i votuar nga patriotët, por po bredh spaqrave për vjedhje prone. Apo hajduti ynë, është më i mirë se hajduti i grekut?
Ne e dimë shumë mirë se tërbeçëria ka votuar partinë, jo Shqipërinë. Sikur nesër Petro Gjikuria të kandidojë me PS-në, tërbeçtë atë do ta votojnë. Nuk e dime për tërbaçiotët.
Sepse partia qëndron mbi Shqipërinë, edhe në Tërbaç, madje sidomos atje, por sepse as nuk shtrohej fare ky diskutim. Nuk e ka monopolin e patriotizmit as PS-ja, as ky Ilir Metaj, dhe as Edi Rama. Secili që përmirëson jetën e familjes së vet pa vjedhur, ka bërë një punë të mirë edhe për vendin. Ky është dallimi mes partisë dhe Shqipërisë.
Dhe nuk është e mençur me asnjë argumentim që të hedhësh të gjithë barrën në një anë të samarit se përmbyset gomari me gjithë samar. Nuk e dinë kaq në Tërbaç? Apo kanë lënë gomerët e kanë marrë rrotat tani? T’ua shpjegojë ky Ilir Metaj, madje edhe me orkestër se është edhe tip rokeri. Plus që edhe po bën fushatë tani se po afron 2025 e po sajdis -eçtë dhe -iotët që i duhen për vota.
s.zaimi
Comments
Na u be Himara sikur te jete
Na u be Himara sikur te jete liri a vdekje per shqiptarizmen e skifterit qe ben Meta me dy koka apo dy gishtat qe ngre gospodine Birisha nga penxherja per tia nxjerr syte miletit qe ta verboj.
Nuk e djja qe Terbucasit apo Terbuqiotet qenkan kaq te terbuar per shqiptarine dhe ne krie vune grekun Gjelosh Taven ( sikur greket Marko Boqarin) qe t'i prije perpara nga fitorja ne fitore duke iu vjedhur pronat grekeve etnike te Himares.
Fundja, keshtu benin edhe suljotet, vidhnin pa meshire fshaterat e leberve, derisa Aliu i nenshtroi mizorisht.
Sot jemi te gjithe Terbuqas!
Niko Kotherja qe menaxhon faqebuqen e nipit te Kolekeve ka harruar #
#jemiTerbuqas!
Terbaci
Rezultati 330 me 7 ne favor te PS ne nje qender votimi (fshati Terbac), ku ka patur gare te rregullt pa bojkot nga opozita eshte shume interesant! Nuk besoj se thjesht me "fajin e ka Saliu" sqarohet ky fenomen.
Mos ndoshta partia 83 vjecare eshte edhe gjenerator i Shqiperise dhe i ka dhene formen e saj ketij vend? Mos ndoshta Shqiperia eshte shtet plasteline ku partia i jep formen si do dhe ia ndryshon sipas qejfit? PS ka kaluar edhe PPSH e Enver Hoxhes! PPSH me diktature ka arritur 99% mbeshtetje. PS po e arrin me sistem pluralist po te njejtin rezultat!
Add new comment