Litiumi serb/Bingo për ekonominë, por me koston e një katastrofe afatgjatë!
Litiumi është kryefjala politike e Serbisë këto kohë. Materiali ka ardhur në vëmendje dhe në qendër të debatit politik për shkak të një marëveshjeje mes qeverisë serbe dhe kompanisë “Rio Tinto” për shfrytëzimin e rezervave në Jadar, duke e shoqëruar këtë me një mbikëqyrje gjermane dhe marrëveshje tregtimi në Gjermani. Më tej akoma, qeveria serbe ka rënë dakord për prodhimin e Mercedezit në Serbi me bateri, një hap ky me rëndësi shumë të madhe ekonomike që e inkuadron vendin në listën e ekonomive më premtuese.
Është e qartë se një marrveshje e tillë ka pasoja politike. Dhe ato kanë nisur të ndihen. Askush në Perëndim nuk flet më për zgjedhjet në Serbi, për problemet me demokracinë e kështu me radhë,. Aleksander Vuçiç gjeti çelësin për të mbyllur gojët dhe e bëri, duke marrë patjetë një marrëveshje me përfitimi për vendin. Por ka një problem serioz që është i dyfishtë: së pari problem mjedisor është shumë i thellë me litiumin dhe së dyti ai është një problem jo i lehtë për t’u kuptuar dhe ndaj edhe mesazhet politike për të, kanë pak vlerë. Në një prononcim për median opozitare serbe, “Radar”, profesori i Oxford-it, Mark Goodale, shpjegon pasojat e nxjerrjes së litiumit, duke marrë një krahasim me Bolivinë dhe Australinë.
Litiumi është një metal alkalin shumë i lehtë. Më i lehti në univers dhe ka një kapacitet të jashtëzakonshme të depozitojnë energji për njësi mase. Përdoret në celularë, më parë në elektroshtëpiake dhe tani në makina elektrike.
Ne jemi në mes të një tranziconi global të energjisë, larg gazit dhe naftës, drejt të ashtuquajturës forma të qëndrueshme të energjisë.
Në atë tranzicion bateritë e litiumit luajnë një rol qendror. Në Amerikën Latine litiumi nxirret nga një lloj shumë I kripur likuidi që ka elementët në fjalë e që është tërësisht ndryshe nga ajo që planifikohet në bëhet në Jadar. Mënyra tjetër është nxjerrja e litiumit nga shkëmbinjtë; ky shkëmb, ky element, jadariti, që u zbulua 20 vjet më parë nga gjeologët e Rio Tintos, përmban lloje të ndryshme elementës në xeherorin e vet: boron dhe litium…
Një nga gjërat që kam parë dhe lexuar për Jadarin, këtë pjesë të Serbisë dhe që e bën kaq të pazakontë në botë, është se miniera do të jetë në një zonë bujqësore, në një zonë ku jetojnë njerëz. Shumë ndryshe nga Australia perëndimore që e ka atë në shkretëtirë. Do të përdoren ndoshta miliona gallon kimikatesh që të përftohet litiumi. Me pasojë miliona tonë mbetje
citohet ai.
Tregu ndërkohë që nga viti 2019 ka kërcyer; nga 7000 $/për tonë në 50-60 000$/tonë sot. Kështu që Serbia ka të gjithë arsyet ekonomike për të ecur drejt këtij tregu, por politika nuk ka ende mjetet dhe kapacitetet për të parandaluar një katastrofë të mundshme mjedisore.
Comments
Serbia
As me opoziten serbe e as me Kosoven nuk po e shqetesojne me rregjimin e Vucic! Ka gjetur zgjidhen Vuciq per perendimin! Pas Edi Rames, Vuçiq do jete figura me e mbeshtetur nga perendimi ne vitet apo dekadat e ardhshme! Qe do te thote pushtet 100% me probabilitet 100% per te fituar cdo zgjedhje perballe opozitave te braktisura te tyre!
Add new comment