Rusia legalizon prodhimin e kriptomonedhave

Postuar në 02 Gusht, 2024 14:54

Rusia ka legalizuar prodhimin e kriptomonedhës. Vendimi u mor nga Këshilli i Federatës Ruse, pas nismës së një grupi deputetësh të udhëhequr nga kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për Tregjet Financiare, Anatoli Aksakov.

Dokumenti iu dorëzua Dhomës së Ulët për shqyrtim në nëntor 2022 dhe në prill 2024 dhe versioni i rishikuar i tij iu dorëzua Dumës së Shtetit, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Sipas ligjit të ri, kriteret për aktivitetet e individëve dhe personave juridikë që duan të prodhojnë monedhën dixhitale përcaktohen nga qeveria ruse në koordinim me Bankën e Rusisë. Ministria e Zhvillimit Dixhital do të monitorojë respektimin e ligjit.

Ata që plotësojnë kriteret do të listohen në një regjistër. Jashtë këtij regjistri, të drejtën e prodhimit të kriptomonedhës e kanë edhe individët që nuk i kalojnë kufijtë e konsumit të energjisë të përcaktuara nga qeveria ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.