Biba: Dyshime se dogana fsheh sasinë e qumështit pluhur të importuar

Postuar në 30 Korrik, 2024 20:45

Fermerët pas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Konkurrencës konfirmojnë se janë tregtarët që rrisin çmimet e produkteve të tyre deri në 100%.

Në tregun e shumicës në Lushnjë, MCN vëzhgoi nga afër çmimet e produkteve vendase ku dukshëm vihet re një rënie e shitjes.

Prodhuesit akuzojnë tregtarët se kërkojnë t’ua blejnë produktet sa më lirë.

Vetë kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba tha për MCN se nga rezultatet e deritanishme të hetimit, del në pah se hallka më problematike e zinxhirit janë grumbulluesit.

Biba tha se përveç tregut të fruta perimeve, dyshime për abuzime ka edhe me tregtimin e qumështit pluhur.

Nga momenti që ka evazion është e vështirë që ne të mbyllim qarkun sepse qarku fillon që tek dogana. Nëse ti fut… Sa qumësht pluhur futet? Sa qumësht po i mblidhet blegtorëve? Me këtë qumësht a realizohet gjithë ky prodhim djathi, apo mos po vjen dhe qumësht pluhur. Nga doganat ne kërkojmë informacion dhe na rezulton një përqindje fare e vogël. Pra vjen shumë pak qumësht pluhur. Një dhe një bëjnë dy, patjetër që ka evazion të brendshëm. Ose në dogana nuk raportohet shifra e saktë sesa hyn. Bujqit thonë se kompanitë e mëdha po i shesin qytetarëve, nënprodukte me qumësht pluhur. Doganat thonë “Jo”, nuk hyn aq qumësht pluhur sa për të prodhuar kaq shumë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.