Sisteme të Mekanikës Fluide në piramidën e shkallëzuar
Mekanika hidraulike mund të jetë shpjegimi për piramidat e Egjiptit. Piramida e Djoserit në Saqqara, e cila mendohet të jetë ndërtuar rreth 45 mijë vjet më parë, është objekt i një studimi, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën shkencore Plos One.
Një mekanizëm i bazuar në forcën e ujit mund të ketë bërë të mundur që blloqet shumë të mëdha të gurit që formojnë piramidën, të ngrihen deri në majë. Ekipi hulumtues thotë se arkitektura e brendshme e piramidës është në përputhje me një mekanizëm hidraulik të lartësisë, diçka që nuk është raportuar kurrë më parë në atë vend apo në atë kohë.
Duke i ngritur blloqet e gurit nga pjesa e brendshme e piramidës, presioni i ujit nga sistemi hidraulik mund t'i ketë çuar ato në vend. Nëse vërtetohet, ky hulumtim do të provojë se egjiptianët i njihnin dhe i kishin perfeksionuar sistemet hidraulike të avancuara shumë përpara se studiuesit modernë kanë menduar deri tani.
Kjo ngre një pyetje të re. A është përdorur ky sistem për herë të parë te piramidat apo ka qenë ekzistues?
Ekipi beson se bazuar në hartën e pellgjeve ujëmbledhëse pranë piramidës, një nga strukturat masive - dhe ende të pashpjegueshme - të Saqqara, e njohur si rrethimi i Gisr el-Mudir, ka tiparet e një dige që mblidhte sedimentet dhe ujin. Shkencëtarët thonë se topografia përtej digës tregon për mundësinë e ekzistencës së një liqeni të përkohshëm në perëndim të kompleksit Djoser.
Një degë e Nilit mund të ketë shërbyer si furnizuese, ndërsa diga ka krijuar një liqen të përkohshëm, duke lidhur potencialisht lumin me një "hendek të thatë" rreth zonës së Djoserit, që ka ndihmuar në zhvendosjen e materialeve dhe u ka shërbyer nevojave hidraulike.
"Arkitektët e lashtë ka të ngjarë t’i kenë ngritur gurët nga qendra e piramidës në një mënyrë të ngjashme me vullkanin i duke përdorur ujin pa sedimente nga pjesa jugore e Hendekut të Thatë," shkruajnë autorët.
Në një pjesë të hendekut, ekipi zbuloi se një strukturë monumentale lineare e gdhendur në shkëmb, me disa ndarje të njëpasnjëshme dhe të thella, kombinon kërkesat teknike të një objekti për trajtimin e ujit – me një dizajn që gjendet edhe sot te impiantet moderne të trajtimit të ujit.
Add new comment