Rregullore e re për vajin e ullirit. Prania e hidrokarbonateve policiklike e bën të pakonsumueshëm
Bashkimi Europian pritet të miratojë një rregullore të re për vaji e ullirit që detyron prodhuesit të ndryshojnë metodën e prodhimit ose të përballen me ndalimin e tregtimit.
Rregullorja pritet të miratohet në shtator dhe sipas saj prodhuesit duhet të mbajnë në kufij të pranueshëm hidrokarboantet aromatike policiklike që shkaktojnë kancer te gjitarët. Vaji i ullirit i pastër duhet të mos ketë fare përmbajtje të tillë por kontaminimi ndodh në përpunimin në mullinj apo për shkak se lëkura e ullirit mund të jetë e ndotur nga tymrat dhe ajri.
Një tjetër problem lidhet me metodën e krasitjes së ullirit, gërshërët për të cilën lubrifikohen dhe përmbajnë substancën në fjalë. Me rregulloren e re gjurmimi i substancave të tilla në vajin e pastër të ullirit do të çojë ndalimin e produktit dhe cilësimin e tij si të papërshtatshëm për t’u përdorur.
Add new comment