Zhurmë kot për listat. Bindni njerëzit të votojnë, këto janë Zgjedhjet!
Parlamenti i Shqipërisë, mazhoranca socialiste, dështoi që të bënte reformën zgjedhore që prisnin shqiptarët, politika…
Kështu është shprehur në një konferencë për shtyp nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi. Ky hyn ndër ata njerëz që ndot çdo gjë që prek e thotë, ka një mënyrë prej automati për të pohuar edhe gjënë me jologjike. Megjithatë kur vjen pun ate reforma zgjedhore e tanishme, duhet thënë se populizmi kësaj radhe nuk shkon te Rama dhe Berisha, port e partitë e vogla të reja dhe disa aktivistë që duan të bëjnë zhurmë. Por edhe te njerëz si ky Bylykbashi.
Cilën reformë prisnin shqiptarët meqë flet në terma përgjithësues ky farë eksperti? Me censin e ri në Shqipëri janë rezidentë 2.4 milionë njerëz. Në listat e zgjedhëve figurojnë 2.8-3 milionë zgjedhës për shkak se të gjithë emigrantët që nuk kanë dhënë dorëheqje nag shtetësia shqiptare janë në lista dhe kanë të drejtën e votës. Më qesharakja: edhe për zgjedhjet lokale, ndonëse kanë mbi dy dekada të shkëputur nga vendi.
Cilën reformë pra prisnin shqiptarët e që ky Bylykbashi nuk ua dha dot mor aman? Kijeni kujdes se mos e kap zemra këtë kallpin e moralit politik!
Nga 2.4 milionë njerëz rezidentë, votojnë rregullisht dikur te 1.6 milionë, nga të cilat 1.3 milionë vota i marrin dy apo tri partitë kryesore. Na rezulton se një 500 mijë-600 mijëshe shqiptarësh as që duan t’ia dinë se kush voton, pse votohet, kush fiton, kush qeveris e kështu me radhë. Atëherë masa elektorale e mobilizuar mbetet po ajo që voton partitë e vjetra. Asnjë deri më sot nuk ka arritur të mobilizojë masën indiferente, lëre më të devijojë votën për dy partitë kryesore, çka dotë shtronte realisht për diskutim një reform tjetër.
Nëse lexojmë sërish se çfarë thotë ky zotëri kemi:
1/3 e listës zgjedhore është vendosur e paracaktuar nga kryetari i partisë për të garantuar kuotën gjinore. Në këtë vend mund të futen edhe njerëz nga bota akademike, ata mbrohen dhe mundësohen që të jenë në Parlament. Kjo kuotë është 25%. Jemi më shumë se ⅔ me votim parapëlqyes dhe do të jetë pa asnjë herës. Kush merr më shumë vota, merr mandatin e deputetit
Pra, kryetarët ose partitë dorëzojnë listë shumëemërore. Ka edhe kandidatë të pavarur. Këta të fundit nuk penalizohen nga herësi më dhe nëse marrin një prag votash hyjnë. Së dyti, partitë duke qenë se dorëzojnë listat, edhe të hapura të jenë ato, prapë që të miratohen do kalojnë nga kryetari. Pra një kryetar mund të të mos të të fusë në listën e hapur nëse mendon se ti i prish punë, kështu që mbetet gara jashtë subjektit.
Në një deklaratë sqaruese në Komision të Ligjeve, përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, deklaroi qartë se përderisa Kushetuta i njeh partive të drejtën e depozitimit të listave, nuk ka sesi të kushtëzojë organizmin e tyre. Ligjet në fuqi e bëjnë këtë dhe është më logjike të kërkosh kritere për ata që kandidohen. Lista e hapur nuk ofron asgjë këtu.
Le të mendojmë për një çast këtu një situatë: nëse sot i kërkohet llogari Edi Ramës sepse kandidoi njerëz problematikë – që mund ta kenë edhe dëshminë e penalitetit të pastër – i kërkohet pikërisht për shkak të listës së mbyllur. Në një listë të hapur ky do thoshte qetë: e votoi populli dhe unë i përkulem vullnetit të tij. Askush nuk ka pra një formulë të qartë dhe funksionale për listat, kërkohet që të jenë të hapura dhe në fakt për parti të vogla mundësitë me këtë kod janë më të mëdha. Edhe për kandidatë të pavarur.
Ka një problem! Duhet punë dhe bindje e njerëzve, përtej problemeve në terren. Po ku ka pa punë, ku ka “mirë dhe lirë”? Në cilin vend, në cilën paradiz? Apo në atë të mendjeve delirante?
Kodi aktual dhe çdo kod është miratuar me marrëveshje bipartizane. Mirë apo keq, ne kemi një përlament që përfaqëson zëra aktivë në politikë, që reflektojnë këtë strukturë ekonomike dhe ta pranojmë: e kanë fushën bosh. Askush nuk lëviz, askush nuk punon. More po askush nuk del as në dritare ditë për ditë. Kodi aktual ëstë formulë e dakordësuar e partive, që votohen. VOTOHEN. Nuk e pret kodin populli shqiptar, se kalohet nga një populizëm në tjetrin, dhe këtij Bylykbashit nuk I shkon asgjë, as vetja madje, veçse të flasë për reformën zgjedhore.
Kodi është punë partish dhe ekspertësh. Mjafton që e drejta e votës mos të cenohet meqë gjoja është e drejtë universale. Të tjerat janë përralla: ata që duan ndryshimin të bindin njerëzinë, edhe familjarët që të mos votojnë as Berishën dhe as Ramën se janë hajdutë. I bindin dot?!
Dhe e fundit: e zëmë se listat do hapeshin e do bëheshin fare çarçaf, more Tarzan pa brekë. Këta që e kërkojnë këtë, do kandidonin në kushte të tillë për PS-në, PD-në? Nëse po, ku shkoi gjithë ai moralizimi se këto janë parti maskeresha që na hëngrën shpirtin? Apo kur më leverdis mua është mirë, kur mbetem me gishtin në gojë, nuk bëjnë!?
Zhurmues pesë lëkësh, asgjë më shumë!
s.zaimi
Add new comment