Ka mbështetjen absolute të PS-së. Veliaj nderon çdo socialist dhe çdo tirons
Në një prononcim sot për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka thënë ndër të tjera se Erion Veliaj ka mbështetje unanime nga partia. Madje sipas toj, Veliaj nderon këdo:
I vetmi qëndrim i grupit parlamentar njëzëri është që Veliaj është kryetari i Bashkisë më i suksesshëm që ka pasur dhe që ka PS në këto vite kur ne qeverisim së bashku në pushtet qendror dhe vendor.
Edhe transformimi historik i Tiranës është një realitet që nuk mund ta bëjë pis çfarëdo lloj balte që mund të hidhet mbi figurën e kryetarit. Ne jemi të nderuar që kemi zgjedhur nga gjiri jonë një kryetar bashkie që e nderon jo vetëm Tiranën, por besoj e nderon edhe përtej Shqipërisë çdo socialist, por edhe çdo tirons.
Por, sa i takon Erion Veliajt, grupi parlamentar i PS-së i jep mbështetjen absolute kryetarit të bashkisë së Tiranës
Mbështetje për çfarë? Dhe çfarë kuptimi ka “mbështetje absolute”? Çfarë po mbrohet dhe nga kush?
Comments
Zoti cuci turpe per ju qe i
Zoti cuci turpe per ju qe i dilni ne mbrojtje nje hajduti cili vodhi lejet e shqipetareve dhe se dyti per cfare i ben ndere Erjon Veliaj qe ju ka hyre ne oborret familjarëve Tironas me gjithesej hane me dokumentacion te rregullta turpe apo qe ju grabiti token tek djegesi ish pronarëve legjitim qe gjysherit e tyre i paguan me leje Flori dhe me burgjet komuniste Bledi cuci mos dil me ne skene okej
Add new comment