“Kishte skenar për gjakderdhje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak”
Kreu i Partisë së Lirisë dhe sekretari i saj i Përgjithshëm dolën para mediave për të sqaruar incidentin e djeshëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Tedi Blushi, i cili u përfshi në një përplasje fizike, me këshilltarin socialist, Halit Valteri, gjatë mbledhjes së djeshme, foli për një skenar të parapërgatitur.
Ngjarja e djeshme ishte e planifikuar. Është planifikuar që në atë seancë të kishte gjakderdhje. Më kanë informuar burime pranë policisë dhe Veliaj ka qenë i veshur me antiplumb. Në sallë ka pasur civilë me armë. E gjitha ajo skenë ka qenë e planifikuar. Të gjithë e panë vetë kryetarin e bashkisë në 40 gradë me xhup. Unë i hodha në fytyrë aferat Erion Veliajt dhe u provokova nga një horr. Jam mbajtur në komisariat 5 orë sepse Veliaj nuk sillte provat filmike.
Ndërsa kreu i PL, Ilir Meta, tha se një skenar i tillë nuk dekurajon protestat para Bashkisë së Tiranës.
Nuk lënë gazetarët, nuk lënë mediat, fusin njerëz të armatosur në sallë. Nuk çojnë pamjet. Protestat do të përshkallëzohn. Regjimi i Dumdumanëve dhe McGonigalëve ka zero të ardhme. Çdo gjë e kemi të dokumentuar. Ora e drejtësisë do të vijë për të mbrojtur popullin dhe qytetarin. Të gjithë në protestë.
Add new comment