Mazniku thirret në SPAK për kompaninë 5D

Postuar në 22 Korrik, 2024 12:37

Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, Arbjan Mazniku, është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se Mazniku është thirrur nga prokurori Klodian Braho për të dhënë deklarime për dosjen 5D.

Mazniku ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga shtatori i vitit 2015 deri në shtator 2023, kur mori detyrën e ministrit.

Po sot, ish-kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, e ka denoncuar Maznikun për shembjen e 13 pallateve në marrëveshje me kompaninë “5D Konstruksion”.  

Sipas Këlliçit, aktmarrëveshja e lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe kompanisë “5D” dikur e quajtur “Vas Construction”, është bërë në dhjetor të vitit 2021.

Kjo sipas tij ka sjellë si pasojë shembjen e 13 pallateve në zona të ndryshme të Tiranës, me justifikimin e dëmtimit të tyre nga tërmeti i 2019.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E bene minister qe t'i japin imunitet e te mos e arrestojne papritur naten. Kaq mund ta ndihmonin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.