Një krizë e re mbi një plagë të vjetër në Ballkan
Në rajon po konsumohet një tjetër krizë politike mes fqinjësh. Kësaj radhe mes Malit të Zi dhe Kroacisë. Miratimi nga paralenti malazez i një rezolute mbi viktimat e Jasenovacit, ka provokuar reagime nga Zagrebi zyrtar. Për më tepër që Mali i Zi e miratoi rezolutën dy ditë pasi mori dritën jeshile në procesin final të negociatave.
Propozimi për rezolutën u bë nga kreu i Parlamentit Andrija Mandiç dhe ajo flet “për genocid në Jasenovac, Dakhau dhe Mathauzen”, një gjetje terminologjike që paralelizon, pra relativizion rezolutën mbi Srebrenicën.
Kryeministri Spajiç ka nënvizuar se Mali i Zi qëndron në parim kundër çdo krimi, mirëpo loja nuk ka ecur. Charles Michel ka anulluar vizitën e tij në Malin e Zi dhe takoi presidentin malazez Milatoviç në Bruksel. Po ashtu me kërkesë të Kroacisë është hequr nga deklarata zyrtare e Këshillit vlerësimi për Malin e Zi, shenja të qarta kjo se diplomacia është vënë në lëvizje.
Ndërkohë një tjetër simptomë po jepet në Bosnje, përmes detraktorit të përjetshëm të çdo narrative perëndimore, Milorad Dodik. Mediat raportojnë se ai ka paralajmëruar me dëbim nga Banja Luka, një zyrtar amerikan, për shkak të veprimeve të tij që konsistojnë në “vizita në banka, kompani duke i kërcënuar”.
Add new comment