Vuçiç deklaron se Serbia survejohet nga dronët e Kosovës dhe flet për "një agresion ndaj vendit të tij"

Postuar në 03 Korrik, 2024 18:39

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, deklaron se vendi i tij është mbikëqyrur nga ajri nga vendet fqinj. Mediat serbe raportojnë për një deklarim të tij në Kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, përmes të cilit ai ka vënë gishtin mbi Kosovën dhe dronët e saj, “Bayraktar”.  Vuçic është shprehur se dronët janë ngritur nga Gjakova në datat 5 qershor dhe 20 qershor në lartësinë 5800 m dhe kanë vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe.

Kemi shumë sfida, forca të shumta janë mbledhur në rajon, për arsye të ndryshme. Ne duhet të përpiqemi më shumë dhe më mirë, të rrisim numrin e trupave në ushtrinë tonë dhe të jemi shumë më të qartë në mesazhin tonë të frenimit të ndonjë agresioni të mundshëm drejt vendit tonë

citohet Vuçiç.

Mesazhet e tij vijnë ndërkohë që Beogradi ka iniciuar të ashtuquajturin Kuvend Gjithëserb për të Ardhmen e Popullit Serb, duke përfshirë në veprime të koordinuara hapur edhe Republikën Srpska, që pak javë më parë u kërcënua hapur nga Perëndimi se do të pushonte së ekzistuari nëse ndërmerrte veprime për ndryshimin e Kushtetutës.

Comments

Submitted by Komentues (not verified) on

Ky si skenari rus ne Ukraine: ishte Ukraina qe bente shtypje, e bllokonte, i shkaktonte trazira, etc., dhe ne fund edhe e sulmoi Rusine (!?). E njejta edhe me Sebine: per kunder gjithe hapave me eksalim qe i merr, duke e perfshire edhe ata konkrete me rrembimin e kufitareve kosovar' dhe agresionin (shtetor) ne Banje te Kosoves, prap, disi, agresioni po ndodh ndaj Serbise.

Keshtu eshte kur nejrez qe duhej te ishin ne burg per gjenocid ne Ballkan udheheqin me shtetin, e madje edhe shihen si partner' nga europrianet dhe amerikanet. Te keta te fundit, Hilli i shkrete po "le zemren ne fushe" qe kjo te ndodhe.

Submitted by Tahir Gashi (not verified) on

Gjithmone qingji i turbullon ujin ujkut!
Do te ha i tha ujku!
Po pse i thote qingji?
Po me turbullon ujin!
Po une jam poshte, si ta turbulloj une ujin?!
Po une prape do te ha, e turbullon apo jo!

Problemi Jane shqipfolesit te cilet bejne dhe Ballkan te Hapur me terrorizmin serb!
Ata armatosen, ideologjine te njejte, ne vazhdojme ne Korrupsion, Tallava, Prostitucion!
Ata terheqin investime nga gjithe bota, ne nuk njohim as pronen e trasheguar, 30 vjet qe rropaten njerezit per nje cope leter!
Nuk lejojme njerezit as te hapin nje Kotec pulash.
Ne nuk lejojme investimet kineze, per tu pershtatur me politiken perendimore!
Por ne na kerkojne Asociacion te terrorizmit Serb, ne na kerkojne te japim territor?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.