Pandemia e obezitetit, propozohet etiketë paralajmëruese për ushqimet e tejpërpunuara
Kongresi ndërkombëtar për obezitetin mbahet këtë javë do të marrë në shqyrtim edhe një propozim që ushqimet e tejpërpunuara të pajisen me etiketa paralajmëruese si për duhanin.
“The Guardian” citon prof. Carlos Monteiro nga Universiteti i of São Paulo, që edhe ka krijuar termin në fjalë, sipas të cilit masa duhet ndërmarrë pasi ushqimet në fjalë po zëvendësojnë dietat e shëndetshme në mbarë globin.
Këto ushqime po përçojnë pandeminë e obezitetit dhe sëmundjeve të tjera kronike që lidhen me dietën si diabeti
shprehet ai.
Vendet më problematike janë ShBA, Britani e Madhe ku ushqimet e tejpërpunuara përbëjnë 50% të dietës ushqimore dhe për të rinjtë apo më të varfërit ato përfaqësojnë 80% të dietës.
Në muajin shkurt u publikua vëzhgimi më i madh për efektet e ushqimeve të tejpërpunuara dhe rezultoi se janë 32 efekte të dëmshme përfshirë në zemër, kanceri, diabetet, vdekje të parakohshme dhe ndikime në shëndetin mendor.
Aktualisht ushqimet klasifikohen në katër grupe kryesore që nisin me përpunimin minimal e deri te tejpërpunimi.
Add new comment