Flama mbi Jugun!
Kur vija në Himarë përpara, sikur vija në një Bathore, por jo Bathorja sot, por Bathorja e dikurshme, me det, nuk është bërë në të gjitha kohërat përpara kësaj periudhe që ne qeverisim, me fakte.
Se është rritur numri i turistëve, ashtu si kundër pakkush mund ta imagjinonte. 10 milionë turistë u arrit vjet, sivjet mund të shkojë 12, mund të shkojë 13. Kjo ndodh sepse turistët që vijnë në këtë zonë gjejnë arsye për të ardhur
Këto ka thënë sot ndër të tjera kryeministri në Himarë. Ndarja kohore “më parë” dhe “tani” është një përpjekje për të evidentuar ndryshimet shumë të mëdha që ka përjetuar vendi. Me veçantinë kryesore megjithatë të gënjeshtrës së vërtetë. Gënjeshtër, sepse ndryshimi nuk është pozitiv. E vërtetë, sepse ndryshim ka ndodhur. Ka rënë flama që një pjese të shqiptarëve mundet t’u duket edhe si përparim e progres.
Ka rënë flama sepse i ashtuquajturi ndryshim për të cilin flet ky, ka ardhur me koston e asgjësimit të shumëçkaje dhe përmbysjes së gati gjithçkaje. Ka dhe do të ketë njerëz që do e pëlqejnë ndryshimin urbanistik që ka pësuar Vlora, apo Saranda, ka madje që do vijojnë edhe të thonë se Ksamili është Maldive. Por vlerësimi në përgjithësi nuk është fotografi personale. As kujtim unik. Qytetet janë qendra referimi edhe për vazhdimësinë, për historinë, që është ajo që është dhe jo vetëm me rikonceptimin e personalizuar urban që shitet si gjetje futuriste.
Me këto përralla u shpërfytyrua ky vend. Dikur në vitin 1995 në Sarandë doli fjala se “Saliu do sillte malokët në bregdet” dhe me këtë rast Bashkia shpërndau ca troje që as i kishte të regjistruara. Saliu iku në karrigia dy vjet më pas, malokët nuk erdhën, por Sarandën e nderuan lebërit e Kurveleshit, zaptije profesioniste me bindje patriotike. Dhe që nga ajo frika e malokut Saranda e nderoi veten duke u dhjerë përfundimisht me hoje e soje hotelesh e pallatesh, rrëmuje e ere të rëndë që e bënë atë xhevahirin e Mesdheut, siç ia ka ënda të thotë ndonjë tepelenasi.
Zoti Rama e mbylli pusetën e zhvillimit duke prishur edhe shëtitoren e vjetër të qytetit, për të bërë ato lungomaret e veta që i ngjajnë tumaneve të regjura në shurrë pleqsh që pluskojnë mbi bunacën e mëngjesit dhe e marrin raxha bregun si puna e atyre qefujve të erës që ushqehen me fekale. Po i ka hapur tumanet ky njeri edhe mbi Himarë, edhe në Vlorë, rrugën e Skelës të së cilës dhe rrugën nga Kulaçi në Ujë të Ftohtë e ka bërë si tub shishke nëpër të cilën lëvizin makinat si në funeral. Përherë me mendjen top se ka bërë një mrekulli.
Përralla e malokëve eci mirë edhe në Tiranë: për ca kioska që as malokët nuk i morën në fakt, ky njeri ngriti stigmat e çeçenëve në nivel politik, të Bathores e Paskuqanit për të kullëzuar Tiranën, prishur Teatrin, rikonceptuar qendrën dhe për ta zëvendësuar njollën e kioskave me mballomën e përjetjeshme të betonit. Por sigurisht që ky edhe mund të jetë zhvillimi, nuk kemi pse ta mohohjmë. Vetëm se për Jugun, do të duhet të thuhet se ardhja e këtij, rezultoi një flamë e një kancer që nuk ka dielloterapi ta zhbëjë. Kaq shumë kundërmon e është pocaqisur edhe bimësia aty vetëm nga prekja që mund të ketë bërë hija e këtij dhe atyre vilaxhinjve zaptues qeveritarë që do kenë edhe një tunel së shpejti, ndonëse kur i sheh kështu, u rri keq edhe gomari.
s.zaimi
Comments
Prap do ndertojme
Nese shikoni ne gjithe boten, njerezit gjemojne pas lekut, kjo eshte aresyeja qe egzistojne edhe meksiko, edhe istambul, edhe shangai apo pekin e new york, madje edhe athine l, beograd e podgorice nese doni te merremi edhe me vende te vogla. Se kush eshte ai i mencur, intelektual, apo dijetar qe mund ta ndaloje ne emer te ligjit nje grek te jetoje ne Athine apo nje anglez ne Londer, apo nje kinez ne Shangai, une nuk e di, por ja, po perpiqem ta mesoj.
Se kush mund ta ndaloje nje coban nga kurveleshi a tropoja a nga finiqi te ndertoje nje hotel 40 katesh ne mes te sarandes, nese kjo behet sipas ligjit prap nuk e di, por deshire te mesoj kam.
Se pse paskan te drejta te vecanta ca banore te disa qytezave qe mendojn se deti u perkiska atyre dhe detyre e shtetit eshte tu asfaltojecrrugen e tu sjell qumesht dhe kinkalerira edhe kete dua ta mesoj me kenaqesi.
Ka nje fjale te urte qe thote "s'ka keq prej atij qe ka"
Dikur pas 45 kur erdhen komunistet vune nje vije dhe e ndane kete vend ne NE dhe ATA. Ku NE ishin ca teneqexhi, dembele, analfabete, fukarenj te keputur qe u ra sopata ne mjalte, kryesisht nga zona I operative. Dhe ATA ishin kryesisht te shkolluar ne Austri e Milano, me dyqane, toka, fabrika e zanate, qe perfunduan burgjesh e fushave te myzeqese a maliqit ku lane dhe kockat.
Sot, del ndonje pinjoll qe akoma perdor termin malok ne lidhje me kete shtrese.
Madje del e thote qe esht prish Saranda, dhermiu a himara
Ama sot te gjithe e kane kutuar se flasin kot. Padyshim qe strukturat akomoduese ne bregdet do behen, sdo bhen ne elbasan. Brenda dhjeteviteve te ardhshme mund edhte te trefishohen. Ashtu sic ndodhi ne jug te frances, spanje apo turqi.
Aktualisht sot strukturat akomoduese jane mangut ne raport me kerkesen.
Dmth do rriten. Kush mund ta ndaloje shvillimin
Duhet me i ngrit nji shtatore
Duhet me i ngrit nji shtatore te madhe Samir Manes mas ktij fjalimi. Duhet me e nderu bash siq nerohen burrat e mdhenj. Villat e Samirit askush sun i kish menu se do tishin kaq mrekullushme.
E sa per malok, na jena kan e do tjem kado, gjdo pllam e ksaj tok asht e jona. Na jena ne Sarande, Ksamil. Bash jasht Ksamilit, rruges qe shkon per Butrint. Ti Skerd sun ki mundsi me i dit shum gjana
Sa e pash, ju qoft hallall
Padyshim qi mund ti cojm nji shtatore t'madhe Saimir Manes e shume si atij. Kta i vune emnin rrugeve t'Tirans kontabanxhive qe lane eshnat mas kurvave, sa t'keqe me u vu emnin nji pasanikut qi ka 4000 punetore (400 familje) ne rroge? Bane ti ate qe ban ai, e po te mbajm edhe ty maje krahit. Ose shko e vjel ulli ne prevez a puglia mandej e fol si i shkollum.
Sa kisha me u knaq ba me pas mundsi me e lexu kyt qi po shkruj
Shum dakort po jam me ty. Veq
Shum dakort po jam me ty. Veq po du me dit qysh me ja ndertu shtatoren Samirit me bark tmadh bash njashtu qy e ka sikur ka me lind pentanjak apo pa bark sikur e ka pre? Se me bark tmadh shtatorja tij ka me u duk sikur me kan Buda e Jo Samiri dhe njerst kan me kujtu se asht Buda.
Dy shejtor ka Shypnija njani asht Benet Beci dhe tjetri asht Samir Mane me 4000 heroj qe tuj ndertu villa ne Bregdet na nerojn sikur egyptjanet e lasht tuj ndertu Piramidat. Nket dunja kena villat e Samirit dhe Piramidat e Faraonit
Add new comment