Autoritetet serbe ndalojnë zhvillimin e festivalit "Mirëdita - Dobar Dan"

Postuar në 27 Qershor, 2024 18:43

Policia serbe ka ndaluar sot zhvillimin e festivalit "Mirëdita – Dobar Dan" për arsye sigurie. Festivali është një aktivitet I përvitshëm që bën bashkë aktivistë dhe njerëz të kulturës nga Serbia dhe Kosova, me synim inaugurimin e një dialogu mes të dyja vendeve dhe kulturave.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka deklaruar se urdhëri për ndalimin është bërë mbi premisa të sigurisë, pasi ka patur tubime nacionaliste përballë vendi të aktivitetit në Dorcol Platz. Pak ditë më parë Daçiç ka kërkuar që festivali të shtyhet pasi ai përkon me datën e Shën Vitusit që është tubim kryesor i nacionalistëve serbë që lidhet me mitin e Kosovës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.