Janë kohë të rrezikshme për vendet e vogla. Fqinjësia e mirë duhet të jetë prioritet maksimal

Postuar në 25 Qershor, 2024 14:38

Ish-ndërmjetësi amerikan për çështjen e emrit të Maqedonisë, Mathew Nimetz, ka dhënë një intervistë për gazetën greke, “Kathimerini”, përmes së cilës bën thirrje që palët të respektojnë Marrëveshjen e Prespës, e cila sipas tij përfaqëson:

Një akt final në një seri hapash që krijuan konfigurimin modern të rajonit maqedonas me tëheeqjen e otomanëve përfshirë dy luftërat ballkanike, LIB, krijimin e Jugosllavisë, LIIB, Luftën Civile greke, ndarjet e Luftës së Ftohtë, shpërbërjen e Jugosllavisë…

Sipas Nimetz, Marrëveshja e Prespës duhet parë si një model për rajonin, kur konfliktet zgjidhen përmes diplomacisë, ndërkohë që nuk harron të kujtojë se në botën që jetojmë, shtetet e vogla duhet ta kenë prioritet fqinjësinë e mirë.

Liderët politikë duhet të kuptojnë se këto janë kohë të rrezikshme. Sidomos për shtetet e vogla në fqinjësi të paqëndrueshme. Marrëdhëniet e mira me fqinjët duhet të jenë prioriteti makismal. Nuk kam absolutisht asnjë rol zyrtar ose jo…por nëse do të bëja rekomandime Shkupit, do të kërkoja që 80% të energjive ta kanalizonin në reformat e brendshme për antikorrupsionin, administrimin publik dhe sundimin e ligjit…

është shprehur ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.