Ndryshon përbërja e qeverisë greke

Postuar në 14 Qershor, 2024 16:05

Kryeminisri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka vendosur ndryshimin e përbërjes së qeverisë së vet pas rezultatit të dobët të së djathtës në zgjedhjet europiane. Mitsotakis kishte vënë objektivin 33%, që sërish ishte poshtë 40% të votës nacionale të marrë në qershor 2023 nga Demokracia e Re.

Qëndron në detyrë ministri i Financave Kostis Hatzidakis, ai i Jashtëm, Giorgios Gerapetritis. Vijnë në detyra Takis Theodorikakos si ministër Zhvillimi, Niki Kerameus largohet nga Ministria e Brendshme në Ministrinë e Punës. Ish-ministri i Mbrojtjes, Nikos Papanagiotopoulos caktohet ministër i Migracionit.

Sipas kryeministrit grek, refuzimi i votuesve ka të bëjë me kostot e jetesës dhe rritjen e çmimeve, të cilat premtoi se do t’i luftojë brenda kufijve buxhetorë. Në këtë sens, disa lëvizje të z. Mitsotakis janë parë në sesn korrigjues dhe jo detyrimisht si me karakter politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.