Borrell, joparimor me Kosovën. Shpresoj të zëvendësohen institucionet e BE-së
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/06/GERVALLA_2024_06_09_15.png?itok=Fc380cbm)
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka shprehur hapur dëshirën që zgjedhjet europiane të sjellin ndryshime në institucionet e BE-së. ajo ka akuzuar kreun e politikës së jashtme europiane, Josep Borrell, se ka ndjekur një politikë jo parimore ndaj Kosovës në ndërmjetësimin e dialogut me Serbinë.
Shpresoj se më në fund e bëjnë hapin e duhur para se të zëvendësohen këto institucione nga të tjerat që dalin nga vota që presim së shpejti. Mirëpo, me ato që kemi parë deri tani, si ka qenë trajtimi i padrejtë i Kosovës në raport me shkeljet e Serbisë në procese, nuk është se kam pritje të mëdha...Joparimor ka qenë qëndrimi i Borrellit në përgjithësi ndaj temave mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk është se kam pritje të larta në hapat e fundit që mund dhe duhet të ndërmerren. Ato masa kanë qenë objekt i një negocimi të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi me emisarin Miroslav Lajçakun në Bratislavë...Jo vetëm që janë përmbushur ato pesë pika për të cilat janë kuptuar, por janë mbi përmbushur shumëfish, prandaj nuk e di çfarë të them
ka thënë Gërvalla.
Aktualisht Kosova pret një raport nga BE-ja për heqjen e masave që u vunë pas zgjedhjeve lokale, të cilat kushtëzohen me hapat që duhen ndërmarrë për çtensionimin e situatës në Veri.
Add new comment