MUND të ketë ndikuar edhe Informaliteti tek Euro
Në datën 23 shkurt të këtij vit, Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko doli me një shkrim në revistën “Monitor” përmes së cilës sqaronte versionin e tij se pse ishte forcuar monedha vendase, Lek. Ndër të tjera z. Sejko theksonte se:
I parë në këtë kontekst, forcimi i kursit të këmbimit të lekut gjatë vitit 2023 sugjeron praninë e një teprice oferte valute në tregun e brendshëm valutor. Analiza e informacionit të disponuar tregon se kjo tepricë është diktuar nga përmirësimi i fortë dhe i vazhdueshëm i bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë gjatë dy viteve të fundit.
Në një këndvështrim të përgjithshëm, teprica e ofertës valutore në tregun e brendshëm diktohet nga rënia e shpejtë e deficitit tregtar dhe atij të llogarisë korrente gjatë viteve të fundit dhe përmirësimi i raportit të financimit të tij me Investime të Huaja Direkte.
Paralelisht me përmirësimin e bilancit tregtar dhe atë të llogarisë korrente, Investimet e Huaja Direkte kanë pasur një trend të qartë rritës gjatë viteve të fundit. Për pasojë, raporti i tyre ndaj deficitit të llogarisë korrente ka pasur trend të vazhdueshëm rritës…
Në analizë të fundit, reduktimi i deficitit tregtar dhe i deficitit të llogarisë, rritja e tepricës së valutës në treg dhe forcimi i kursit të këmbimit, janë diktuar nga trendi rritës i eksporteve shqiptare dhe dinamika në kohë e tyre…Arsyeja kryesore e përmirësimit të deficitit lidhet me rritjen e lartë të flukseve hyrëse të turizmit në vend. Për 9-mujorin e parë të vitit, të ardhurat nga turizmi i sollën ekonomisë shqiptare një fluks valutor prej 2 miliardë eurosh, me rritje vjetore 46.6%. Ndikime të mëtejshme pozitive kanë ardhur nga rritja e remitancave, të cilat ishin rreth 676 milionë euro në 9-mujorin e parë, me rritje vjetore 14.2%.
Së dyti, analiza e të dhënave të aktivitetit të tregut valutor gjatë vitit 2023 nuk ofron asnjë indikator të shmangies së funksionimit të këtij tregu nga normaliteti. Në tërësinë e tyre, vëllimet e transaksioneve në tregun e brendshëm valutor janë në linjë me vëllimin e tregtisë së jashtme në mallra e shërbime.
Në këtë kontekst, analizat tona nuk evidentojnë burime të tjera, të cilat kanë ndikuar në mënyrë materiale ecurinë e tregut të brendshëm valutor, përpos atyre të tregtisë së jashtme.
Sot duke raportuar në Parlament, z. Sejko tha:
Banka e Shqipërisë ka marrë vazhdimisht masa për reduktimin e informalitetit, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të pagesave, nëpërmjet prezantimit të kërkesave rregullatore që mundësojnë dhënien e kredive vetëm kundrejt bilanceve të certifikuara fiskale të bizneseve, si dhe nëpërmjet zbatimit të të gjitha ndryshimeve të nevojshme mbikëqyrëse rregullatore, të cilat janë në fushën tonë të kompetencës, në kuadër të planit të masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën ndaj terrorizmit.
Megjithatë, adresimi i plotë i këtij problemi kërkon vëmendje të mëtejshme. Ndër të tjera, ai duhet të adresohet si përmes forcimit dhe koordinimit të punës së të gjitha agjencive ligjzbatuese, ashtu dhe përmes reformave të mëtejshme strukturore në mbështetje të formalizimit të ekonomisë
Teknikisht z. Sejko ka pranuar se informaliteti ka ndikur kursin e këmbimit që sipas revistës ku ai preferon të shkruajë, “Monitor”, kjo MUND të jetë një ndër faktorët.
Add new comment