Kritika për legalizimet masive të qeverisë Meloni: Kërcënon reformat e Mario Draghit
Në revistën “The Financial Times”, është publikuar së fundmi një kritikë me autor Andrea Lorenzo Capussela, që ka të bëjë me një vendim amnistimi të qeverisë Meloni të ndërtimeve pa leje. Sipas autorit, bëhet fjalë për miliona ndërtime që amnistohen, e mes të cilave përfshihen edhe rreth 150 “projekte të dyshimta ristrukturuese në Milano”.
Sipas Capusselas amnistia, që në Shqipëri njihet si procesi i legalizmit, ilustron një kulturë të trashëguar të Italisë në shkeljen e ligjit që mund të afektojë edhe planin e rimëkëmbjes së vendit pas pandemisë së CoVid-19. Në thelb, tolerimi masiv i kësaj kulture cenon në vetvete vizionin e një ringritjeje që prek strukturën mbi të cilën funksionon kjo ekonomi e stanjacionit. Sipas autorit, ndërhyrjet e kabinetit të Mario Draghit pas pandemisë morën në konsideratë ekonominë informale, apo edhe evazionin fiscal, që mban në këmbë kompani që performojnë keq, duke cenuar kështu të gjithë parimin e konkurencës, dhe më tej akoma edhe suksesin e tri drejtimeve të tjera të reformave të bankierit në fjalë: sistemi i drejtësisë, administrata publike dhe aspekti rregulllator i biznesit.
Megjthatë që të kenë sukses, reformat e Draghit duhet të ndryshojë sjelljën e miliona firmave dhe qytetarëve. Në të shkuarën, masa të tjera ambicioze dështuan pikërisht sepse nuk u perceptuan si të besueshme. Duke dobësuar më tej sundimin e ligjit, një politikë e tolerancës së shkeljes së ligjit mund të çojë në kompromentimin e reformave në vetvete
shkruan Capussela.
Ka arsye të besohet se kjo gjë do të ndodhë, pasi që nga vitit 1985, kur u bënë reformat territoriale dhe urbanistike, pati vazhdimisht amnisti për ndërtime ilegale.
Kombinimi i vazhdueshëm i reformave dhe amnistive ka efekte të ngjashme në evazionin fiskal. Hendeku mes të ardhurave nga TVSh dhe vlerës së sa teorike në Francë, Gjermani dhe Spanjë, është mes 6.9%-8.8%. Në Itali është 21.3%. mes sipërmarrësve të vegjël, profesionistëve dhe të vetëpunësuarve, hendeku i taksës mbi të ardhurat në Itali shkon në 68.3%
vijon autori që nënvizon se kthesa të tilla krijojnë idenë se ndryshimi i vërtetë nuk mund të ndodhë në një vend si Italia. Më ironikja lidhet me faktin se kjo amnisti vjen ndërkohë që qeveria Meloni po diskuton edhe reformën kushtetuese, diçka që supozohet që duhe të çojë përpara zbatimin e ligjit, jo kulturën e shkeljes së tij.
Add new comment